10 mënyra si ta dallosh një gënjeshtar

Autori:Zekirja Shabani

 

  1. Gënjeshtarët zakonisht bëjnë shumë ose pak lëvizje me sy. Në qoftë se dikush e ka të pamundur të të shikojë në sy apo është duke shikuar në tokë, ai person ka gjasa që është duke fshehur diçka.
  2. Dikush që nuk është duke i treguar i sinqertë me ty, zakonisht tregon shenja të mosrehatisë duke u larguar nga ti.
  3. Shenjat e trupit nga të cilat mund të vërehet janë: lëvizja e shpejtë e qepallave, zgjerimi i bebëzës së syrit, më pak qeshje, mbledhja e supeve, lëvizje (të gishtave, luajtje me flokë etj.).
  4. Përveç nëse janë aktorë, rrenacakët belbëzojnë dhe hezitojnë kur janë duke folur.
  5. Gënjeshtarët zakonisht japin informacione shtesë pa u pyetur.
  6. Një person i fajshëm do të sulmoj, përderisa një person i pafajshëm zakonisht është në mbrojtje.
  7. Një gënjeshtar mund të vendosë në mes vetes dhe ty objekte si libër, gotë etj.
  8. Nganjëherë japin shpjegime kontradiktore.
  9. Kushto vëmendje për prekje të herëpashershme të fytyrës, fytit, dhe gojës. Për shembull, një rrenacak mund ta kruajë hundën apo mbrapa veshit.
  10. Në qoftë se beson se një person po të gënjen, ndërrojë temën e bisedimit në mënyrë të shpejtë. Një rrenacak do të të pasojë në bisedë menjëherë, përderisa një jo-rrenacak mund të ndihet konfuz me ndërrimin e temës dhe do të mundohet që ti kthehet temës së mëparshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-menyra-si-ta-dallosh-nje-genjeshtar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala