10 mënyra për të arritur pasuri dhe sukses

Autori:Zekirja Shabani

  1. Vendos shprehi të mira ditore – shprehitë e mira janë fundamenti i ndërtimit të pasurisë. Diferenca në mes njerëzve të suksesshëm dhe të atyre jo të suksesshëm fshihet pas shprehive të tyre ditore.
  2. Rregullisht vendos synime – njerëzit e suksesshëm janë ata që i caktojnë synimet e tyre. Ata e planifikojnë ditën e nesërme një natë përpara, me anë të caktimit të synimeve.
  3. Vet-përmirsim ditor – njerëzit e suksesshëm gjithmonë gjejnë mënyra për të përmirësuar vetveten e tyre. Ata lexojnë qdo ditë dhe janë studentë të vetvetes së tyre. Ata nuk mirren me aktivitete të cilat nuk i afrojnë drejt qëllimeve të tyre.
  4. Kujdes i rregullt për shëndetin personal – njerëzit e suksesshëm qdo ditë kujdesen që të hanë ushqim të shëndetshëm, dhe janë prej atyre që mirren me ushtrime fizike. Të ushtrosh qdo ditë mund të bëhet shprehi, ashtu siq të bëhet dushi.
  5. Gjej kohë për ndërtim të lidhjeve – njerëzit e suksesshëm gjejnë kohë për të përforcuar lidhjet me shoqëri. Lidhjet janë diqka që ata e bëjnë gjatë gjithë kohës.
  6. Bëj gjërat me gjakftohtësi – Ti do jeton në mënyrë të balancuar nëse aktivitetet e tua i kryen me gjakftohtësi. Kjo nënkupton që të kesh qasje të balancuar kundrejt punës, ushqimit, ushtrimeve, televizionit etj.
  7. Punën e sotit mos e le për nesër – të gjithë njerëzit kanë frika, por njerëzit e suksesshëm i tejkalojnë ato. Ata nuk i lënë ato për më vonë. Ata i kryejnë punët e rëndësishme, pa marrur parasysh koston.
  8. Ji pozitiv – parafytyroje personin më të suksesshëm që e njeh. A është ai person pozitiv apo negativ? Gjasat më të mëdh janë që ky person është pozitiv, entuziast, energjik dhe i lumtur. Ky person është person që sheh të mira në vetvete dhe tek të tjerët.
  9. Rregullisht kurse para – personat e suksesshëm vendosin në investime, kursime apo në kursimet e pensionimit 10 apo 20 përqind të fitimeve të tyre totale. Jo të gjithë kanë mundësi ti arrijnë këto shifra, por sa përqind ruan ti ?
  10. Leximi ditor – shumë prej njerëzve të suksesshëm lexojnë çdo ditë nga 30minuta. Leximi mund të shton dijen dhe të rritë kuptimin. Kur lexon, zakonisht kërkon që ta përmirsosh vetveten.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-menyra-per-te-arritur-pasuri-dhe-sukses/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala