10 mënyra për ta bërë kompjuterin të funksionojë si i ri

Autori:Avdyl Pajaziti

Teknologjia është gjithnjë në përparim dhe mbase një kompjuter që sipas jush nuk është i vjetër dhe që mund ta keni blerë para një ose dy vjetësh, mund të ketë parametra shumë herë më të vegjël se një kompjuter i ri. Megjithatë, jo çdo kompjuter që del ka ndonjë diferencë të madhe nga paraardhësi, përveç ndryshimeve të vogla dhe pamjes së përmirësuar nga jashtë.

Si të veproni që një kompjuter i vjetër pra, të duket i ri?

  1. Pastroni desktopin

Mund t’ju duket çudi, por një pjesë e madhe e “vjetërsisë” në dukje të kompjuterit tuaj gjendet në pamjen e parë të tij. Provoni të fshini ikonat e panevojshme dhe mbani vetëm dosjet që përdorni më së shumti. Gjithashtu, zbrazni koshin e plehrave dhe kështu do të keni më pak shpërqendrime çdo herë.

  1. Ndryshoni fotografitë

Nuk keni nevojë të mbani një foto desktopi çdo ditë, do t’ju bënte mirë t’i ndryshoni ato sa më shpesh për t’i dhënë një pamje të re kompjuterit tuaj, pa bërë asnjë lëvizje shtesë. Mund të përdorni një foto tuajën ose një koleksion të shkarkuar nga interneti, e rëndësishmja është që t’u jepni syve një energji dhe frymëzim të ri.

  1. Pastroni ekranin

Njollat dhe shenjat që kanë qëndruar në ekranin tuaj për një kohë të gjatë, mund ta bëjnë kompjuterin të duket më i vjetër nga sa është. Një kompjuter i ri shpesh na josh me pamjen e tij të shkëlqyer, por me pak kujdes, edhe kompjuteri juaj mund të jetë i tillë. Merrni substanca të posaçme për të pastruar ekranin e kompjuterit dhe një leckë me mikrofibër dhe ja ku do të keni një kompjuter të ri.

4.Shtoni RAM

Nëse nuk mund të hapni disa motorë kërkimi ose disa aplikacione njëherësh, me gjasa ju duhet më shumë RAM. Një kompjuter ka një RAM standard, por ju mund të instaloni shtesë duke i rritur energjinë dhe fuqinë kompjuterit tuaj.

  1. Blini një bateri të re

Nëse zotëroni një laptop dhe bateria është konsumuar aq shumë saqë e ka kthyer atë në një kompjuter që duhet ta lidhni vazhdimisht me energjinë elektrike, shpenzoni disa para për të blerë një bateri të re dhe nuk do t’ju duhet të shpenzoni akoma më tepër për një kompjuter të ri. Bateritë zakonisht zgjasin për 1000 cikle, ku një cikël i plotë është kur bateria shkon nga 100 për qind në zero për qind. Dy karikime të pjesshme, krahasohen me një cikël.

  1. Pastroni fotografitë e dyfishta

Keni bërë shumë foto? Është më e lehtë të mbushet hapësira e kompjuterit me foto se me çdo gjë tjetër. Sidomos, në një kohë kur madhësia e fotove po bëhet gjithnjë e më e madhe. Nuk do t’ju duhet të fshini kujtime të dobishme, mjafton të kontrolloni për ekzistencën e një fotoje të njëjtë ose të ngjashme në dy ose tre herë.

  1. Fshini rikthimin e dokumenteve të celularit

Shumë celularë ju japin mundësinë t’i lidhni me kompjuterin për të ruajtur dokumentet që ju duhen për çdo rast. Kjo është diçka shumë e dobishme, por në rastin kur keni në kompjuter dokumente të vjetra e të parëndësishme nga ky proces, kjo veçse ju merr hapësirë dhe ju ngadalëson kompjuterin. Hidhini një sy dhe fshini çfarë nuk ju duhet.

  1. Blini një Hard Drive të jashtëm

Megjithëse nuk kanë një çmim shumë të lirë, duke blerë “hard-drive” të jashtëm, do të kurseni më shumë sesa duke blerë një kompjuter të ri. Në to mund të ruani çdo gjë që ju duhet pa dëmtuar aspak kompjuterin aktual. Në të gjitha format dhe përmasat, mos humbisni asnjë dokument dhe nuk do t’ju mbarojë kurrë hapësira.

  1. Shkarkoni një sistem të ri operativ

Si Windows ashtu edhe Mac OSX kanë versione të reja, respektivisht Windows 10 dheOSX ElCapitan. Përditësoni sistemin tuaj operativ dhe do të keni grafika të reja dhe tipare të reja kompjuteri nga ana e softuerit, saqë do të harroni se bëhet fjalë për të njëjtin kompjuter. Ç’është më e mira, përditësimet janë falas.

  1. Pastroni me vakum dhe shtoni aksesorë

Nëse kompjuteri juaj duket se po fillon të ngrohet, ose nëse ventilatori është zakonisht në punë për një kohë të gjatë, kjo do të thotë se duhet të pastroni me vakum pluhurin. Përpiquni ta bëni këtë një zakon të përhershëm.

Po ashtu, një tjetër mënyrë për ta bërë kompjuterin të duket si i ri, në rastin e laptopit, është blerja e aksesorëve, si për shembull: bokset, mausi me blutooth, apo një kapak të ri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-menyra-per-ta-bere-kompjuterin-te-funksionoje-si-i-ri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala