10 mënyra për menaxhim të stresit

- Përfundoje detyrën më të vështirë së pari, në mënyrë që të jesh më pak në stres më vonë. Liria nga stresi, më vonë të jep shansë të mjaftueshme për përfundimin e gjërave të tjera.
- Gjatë ditës, bëj pak pushim dhe dil për ecje, në mënyrë që të qetësosh mendjen. Mos u kthe në punë deri sa të jesh i gatshëm të përqafosh punën me perspektivë të freskët.
- Në qoftë se punët që kanë më shumë stres janë të pamundura të përfundohen në fillim, bëj diçka në mëngjes me të cilën ti kënaqesh dhe e cila të jep liri dhe kontroll.
- Ha ushqim të cilat të kthjellojnë mendimet.
- Asnjëherë mos i shpërndaj takimet, qofshin ato përmes telefonatave apo të drejtpërdrejta. Ndaji në grupe.
- Bëji gjërat në një të ulur. Është mirë që dokumentin e biznesit ta përfundosh menjëherë, e jo ta ndash kohë pas kohe.
- Në mënyrë të pamëshirshme shkatërroi hutimet. Po të jetë e nevojshme, mbylli dyert e zyres në mënyrë që të mos pengohesh.
- Bëj ushtrime fizike mirë. E di se shumë prej ndërmarrësve para se të shkojnë në punë, dalin për vrap.
- Merr frymë thellë. Duhet ti ndash disa minuta në disa pjesë të ditës për të pauzuar për të marrur frymë thellë, pasi që është e nevojshme që ndërkohë të fokusohesh edhe në gjëra tjera.
- Lexo për qejf. Ndaji disa minuta të lexoj diçka për qeshakare apo diçka atraktive. Të largon mendjen nga stresi.