10 makinat më të mira të të gjitha kohërave të prodhuara nga gjermanët

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga Golf-i tek Porsche 911, makinat gjermane përbëjnë 27% e të gjithë makinave që janë vlerë vitin e kaluar. Cilat janë makinat më të mira gjermane të të gjitha kohërave?

Audi Quattro

AUDI-quattro

Audi Quattro pjesërisht e fitoi statusin e vet legjendat nëpërmjet kombinimit të stilit dy-dyersh kupe, dhe një motori turbo. Megjithatë, suksesi i saj ishte në garat rally gjatë viteve ’80, që e ktheu më pas në një ikonë moderne të automobilash.

 

BMW M3

BMW M3

BMV ka pasur një performancë të ndërtimit të versioneve të 3 serive të saj që në vitin 1985, dhe tani, pas 5 gjeneratash, akoma ndodhet në krye të klasifikimit nëpër listat e entuziazmuarve pas shpejtësisë. Një ujk brenda lëkurës së deles – kështu përkufizohet përsa i përket pamjes së saj dhe “bishës” që fsheh brenda.

 

Porsche 911

Porsche 911

911-a është një makinë që në të vërtetë nuk duhet të punojë, sepse motori i saj është i montuar në pjesën e pasme, por kaq gjenialë kanë qenë inxhinierët e Porsche, që jo vetëm e kanë bërë të punojë, por të kthehet në një nga pikat kryesore të referimit për makinat sportive. Tani, pas 50 vjetësh, vazhdon të jetë akoma e fortë, dhe është akoma e dëshirueshme nga tifozët e makinave të shpejta.

 

Volkswagen Golf GTI

Volkswagen Golf GTI

Golfi standard është padyshim pjesë e kësaj liste me 8 breza  dhe mbi 30 milion makina të prodhuara. Janë statistikat e shitjeve që e shkruajnë historinë e kësaj makine. Por versioni GTI është shumë më i avancuar dhe i kërkuar.

 

NSU Ro80

NSU Ro80

Një makinë me timon në krah të majtë, por Ro80 ishte një veturë e re që doli në shitje në vitin 1967. Aerodinamike dhe me motor Wankel, ajo fitoi çmimin Makina e Vitit në vitin 1968. Megjithatë, problemet e hershme për shkak të besueshmërisë së makinës e bënë që kërkesa ndaj kësaj makine të binte, pavarësisht zhvillimeve teknologjike.

 

BMW M1

BMW M1

E menduar në bashkëpunim me një Lamborghini, BMW-ja në fund vendosi të ecte e vetme, duke krijuar supermakinën e saj, që fillimisht “goditi” rrugët në vitin 1978. E projektuar nga mjeshtri Giorgetto Giugiaro, M1 ishte e vetmja BMV e prodhuar në masë.

 

Audi RS4 Avant

Audi RS4 Avant

Audi ka kthyer shumë makina të vjetra në vepra të vërteta arti. Këtu bën pjesë RS4 Avant. Shumë nuk e dinë ç’do të thotë të kesh një makinë familjare me motor V6 apo V8.

 

Mercedes-Benz 300SL

Mercedes-Benz 300SL

Për herë të parë e lançuar në vitin 1954, SL-ja origjinale është ndoshta e njohur më mirë për përdorimin e saj të dyerve që i hapen nga lart. Në fillim u prodhua si një makinë rruge. Por 70 vjet më vonë, ajo mbetet diçka e bukur, dhe statusi i saj prej klasikeje është i sigurtë.

 

BMW 2002

BMW 2002

Viti 2002 ishte një aksident i lumtur, që erdhi pasi dy inxhinierë përshtatën 2 motorë 2.0 në 1600 modele. Viti 2002 u bë popullor në mesin e fansave të salloneve të makinave sportive dhe roli i makinës në zhvillimin e markës BMW u vulos nga Turbo 2002, makina e parë e prodhuar me turbo nga kompania

 

Volkswagen Beetle

Volkswagen Beetle

Nuk mund të krijosh një listë të makinave më të mëdha gjermane pa përfshirë makinën që ishte e para e prodhuar nga industria pas luftës. Beetle revolucionarizoi dizajnin e makinave dhe ndryshoi perceptimet. Ajo gjeti popullaritet edhe në kulturën e të rinjve në fund të viteve ’60. Ajo u përdor edhe në aktivitete të ndryshme, si për shembull në garat jashtë-rruge, si në shkretëtirë, baltë, dëborë, etj. /tiranaobserver.al

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-makinat-me-te-mira-te-te-gjitha-koherave-te-prodhuara-nga-gjermanet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala