10 makinat e miliarderëve të teknologjisë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

A keni menduar ndonjëherë se çfarë makinash ngasin themeluesit e kompanive të teknologjisë, të cilat peshojnë miliarda dollarë?

makina miliarder1

1. Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates ka një koleksion mbresëlënës  të Porsches. Kjo Porsche 911 është njëra prej tyre. Çmimi i saj është  82,140 $ .

makina miliarder2

2. Miliarderi Elon Musk, bashkë-themelues i PayPal, Tesla Motors dhe Space Exploration Technologies, nget një Tesla markë kjo e prodhuar nga fabrika e tij e makinave, raporton Ngjyra.com

makina miliarder3

3. Evan Spiegel, themelues dhe kryeshef ekzekutiv i Snapchat gjithmonë ka pasur makina luksoze, por pas një ngritjeje fondesh prej $ 50 milion dollarësh qershorin e kaluar, bleu një Ferrari.

makina miliarder4

4. Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë më më madhe softuerike Oracle, Larry Ellisonka shumë makina, por kohët e fundit është parë duke ngarë një Lexus LFA, çmimi fillestar i së cilës është 375,000 $ .

makina miliarder5

5. Bashkëthemeluesi i Google, Larry Page nget një automobil sportiv Tesla. Përndryshe Page peshon  neto hiç më pak se 31 miliardë dollarë.

makina miliarder6

6. Kryeshefi Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerburg, ka disa makina duke përfshirë një Volkswagen Golf GTW, por tani ai nganjëherë e nget një makinë pak më të shpejtë, një PaganiHuayra të ri, çmimi fillestar i së cillës është 1.3 milionë dollarë.

makina miliarder7

7. Kryeshefi Ekzekutiv i Dell-it, Michael Dell ka një Hummer H2, i cili nuk prodhohet më. Çmimi i kësaj makine sillet 20,000 deri 33,000 dollarë. Michael Dell peshon neto 15.9 miliardë dollarë.

makina miliarder8

8. Bashkëthemeluesi i Airtime, Sean Parker, nget një Audi S5 në San Francisko, çmimi fillestar i së cilës është 50,000 dollarë. Por, nganjëherë kur Parker është në Los Angeles, ai nget një Tesla të Modelit S, e cila kushton “vetëm” 100.000 dollarë.

makina miliarder9

9. Sergey Brin, bashkëthemeluesi i Google, është i kënaqur me makinën e tij sportive, Tesla.

makina miliarder10

10. Steve Ballmer, ish-kryeshef ekzekutiv i Microsoft dhe pronar aktual i Los Angeles Clippers nget një Ford Fusion Hybrid. Ballmer peshon neto 20.7 miliardë dollarë.

makina miliarder11

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-makinat-e-miliardereve-te-teknologjise-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala