10 lulet më të rralla në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Të klasifikosh 10 lulet më të rralla në botë, s’është aspak e lehtë sidomos kur mendon faktin që sipas shkencëtarëve ekzistojnë më shumë se 270 000 lloje lulesh (ku nuk përfshihen 10-15% e luleve të paklasifikuara në vende të humbura dhe të pa eksploruara të botës). Ndër lulet më të rralla, këtu nuk janë përmendur vetëm 10 të parat, por edhe që kanë padyshim historitë më ineteresante.

10.  SILENE TOMENTOSA

Gjindet vetëm në Gjibraltar dhe rreth viteve 1992 mendohej nga shkencëtarët se nuk ekzistonte më, sepse të gjitha gjurmët e kësaj bime ishin shuar krejtësisht. Por në vitin 1994, u gjend nga një alpinist një filiz e kësaj bime në shkëmbinjtë e lartë të Gjibraltarit. Bima u shumëfishua në “Millenium Seed Bank” dhe fidanët u kultivuan më pas në “Royal Botanic Gardens” në Londër. Meqënëse kjo bimë ishte varur vetmitare në shkëmbijtë e lartë të Gjibraltarit, në pritje për ta gjetur dikush, po e rendisim të 10-ën.
 9.  STRONGYLODON MACROBOTRYS
Kjo lule është e njohur për nuancat e saj spektakolare blu në jeshile, formën e veçantë të luleve të cilat formojnë një tufë e cila rëndon poshtë. Lulja polenizohet nga pistila varur kokëposhtë në mënyrë që të mund të marrin nektarin. Këto bimë është vështirë të gjinden në natyrë dhe besohet se janë të kërcënuara seriozisht nga shpyllëzimi i mjedisit të tyre natyror në Filipine. Falë bukurisë së saj për botanistët ajo renditet e 9-ta.
8.  LOTUS BERTHELOTII
E klasifikuar si jashtëzakonisht e rrallë që në vitin 1884, kjo bimë besohet të jetë zhdukur plotësisht në natyrë dhe në mjedisin e saj natyror edhe pse disa mendojnë se mund të gjindet ende. Bima është me origjinë nga ishujt e Spanjës dhe poleni i saj shpërndahej nga një lloj rrace zogjsh që është shuar prej kohësh. Janë bërë eksperimente për të parë nëse mund të gjindeshin shpërndarës të tjerë të polenit të kësaj bime, por asnjëri prej këtyre eksperimenteve nuk ka rezultuar i suksesshëm. Me të gjitha përpjekjet dhe investimet e bëra për ta rikthyer lulen në vendorigjinë, ajo renditet e 8-ta në listën e luleve më të rralla në botë.
 7.  COSMOS ATROSANGUINEUS

Mund t’ju ketë rastisur të shihni Orkidetë Çokollatë, por a e keni parë ndonjëherë këtë lule? Është një lule me origjinë nga Meksika dhe është zhdukur nga mjedisi i saj natyror prej më shumë se 100 vitesh. Megjithatë, kjo specie mund të mbijetojë e veçuar dhe klone jo-fertile janë krijuar në 1902-shin. Lulet janë në ngjyrë kafeje të errët dhe rriten me një diametër rreth 3-4 cm. Në verë lulja çliron një aromë vaniljeje (e njëjtë me atë të farave të vaniljes, disa lloje kafeje dhe kakaoje). Meqënëse është kaq e rrallë dhe pothuajse e ëmbël sa për t’u ngrënë, renditet e 7-ta.

 6.  KOKI’O (KOKAI COOKEI)

Një tjetër lule e rrallë e cila vjen nga një pemë në Hauai. E zbuluar në vitin 1860, pema Koki’o ka rezultuar e vështirë për t’u shumuar dhe në 1950-ën është shpallur e zhdukur. Sidoqoftë, 20 vite më vonë u gjend një i mbijetuar i vetëm, por që u shkatërrua nga një zjarr në 1978-ën. Fatmirësisht, njëra nga degët u shpëtua dhe u shartua në 23 pemë të ndryshme në zona të ndryshme të Hauait. Pema rritet deri në 10-11 metra lartësi dhe një pemë e rritur çel me qindra lule të kuqe çdo vit.

5.  EPIPHYLLUM OXYPETALUM
Kjo lule është e lehtë për t’u kultivuar, por arsyeja pse është e rrallë është sepse çel shumë rrallë. Gjindet në Sri Lanka dhe ka domethënie shpirtërore për Budistët. Kur çel lule, i çel ato gjatë natës të cilat vyshken në mënyrë misterioze para se të agojë. Sipas Budistëve, kur bima çel lule, Naga-t (tributë semi-mitike të Sri Lankës) zbresin nga vendbanimi i tyre në parajsë për t’i dhuruar këtë lule Budës.
Bimët jan çuditshmërisht aromatike dhe çelin lule të bardha dhe të  brishta.
Kjo bimë ka gjithashtu edhe një histori të pasur në Japoni ku emri i saj mund të përkthehet
“Bukuri nën dritën e Hënës”. Një lule kaq e turpshme për të çelur dhe për të cilën mendohet
kaq shumë, renditet e 5-ta.
4.  EPIPOGIUM APHYLLUM/DENDROPHYLAX LINDENII
Jo vetëm e rrallë, por edhe mbresëlënëse, kjo bimë e cila presupozohej të ishte zhdukur prej 20 vitesh, është ridhfaqur vetëm kohëve të fundit. Bima është shumë e rrallë sepse është pothuajse e pamundur të shumohet. Nuk ka gjethe dhe nuk përdor fotosintezën për të prodhuar ushqimin e saj. Ajo ka nevojë për një kërpudhë të veçantë e cila vendoset tek struktura e rrënjës së saj duke i mundësuar ushqyerjen. Kjo bimë mund të jetojë nëntokë për vite të tëra dhe gjindet vetëm në pyjet e Kubës dhe një varietet i saj në Florida. Lulja çliron aroma të këndshme të cilat çelin gjatë Qershorit dhe Gushtit. Në Kubë ato rriten mbi qiparisa ku duken si fantazma që vërtiten rreth tyre, për këtë arsye kanë marrë edhe emrin Orkidetë fantazma. Farat e tyre mund të çelin vetëm nëse bien mbi një lloj myshku të posaçëm kjo është edhe arsyeja pse renditet i 4-ti në listë.
 3. CYPRIPEDIUM CALCEOLUS
Një orkide e egër në ngjyrë të verdhë dhe lejla, e gjetur dikur nëpër Evropë, tani rritet në Britani, por vetëm në një vend: në një fushë golfi. Që prej viti 1917 është mbajtur nën vëzhgimin e rreptë të policisë në mënyrë që ta mbronin nga njerëzit (dhe nga topat e golfit pa dyshim). Një fidan i vetëm mund të shitet për 5000$, gjë që nuk ka ndodhur, përderisa bima është shumë e vështirë për t’u shumuar.

Një tjetër varietet i kësaj bime (Cypripedium reginae) është po aq i vështirë për t’u shumuar sa edhe vetë Charles Darwin dështoi dhe s’mundi ta kultivonte me sukses. Farat e lules nuk mbartin ushqim për bimën që do të rritet dhe për këtë arsye ajo jeton falë një marrëdhënie simbiotike me një specie të rrallë kërpudhe e cila e ushqen atë. Në momentin që bima rritet mjaftueshëm, kërpudha shkëputet prej saj. Meqënëse bima është kaq e rrallë, me kaq temperament dhe kaq miqësore me kërpudhat, renditet e 3-ta.

 

2.  YOUTAN POLUO

E zbuluar nga një fermer kinez me emrin Ding tek disa tuba çeliku e më vonë nga një infermiere kineze e cila e gjeti lulen poshtë lavatriçes. Misteriozja Youtan Poluo, nuk ka një emër shkencor dhe përbëhet nga 28 pjesëza, lule të vockla me një aromë të ëmbël të cilat mezi arrijnë 1mm madhësi. Kjo është një lule e cila është përmendur në mitologjinë Indiane në të cilën besohej se çelja e kësaj luleje simbolizon ardhjen e Mbretit Sage nga e ardhmja në botën e tashme. Në Sanskritishte emri i lules do të thotë “një lule e begatë nga parajsa”. Lulja përmendet gjithashtu nga Budistët dhe sipas shkencëtarëve ajo mbin një herë në 3000 vjet (e si mund ta dinë këtë?). Meqënëse është një çudi më vete e rendisim në vendin e 2-të.

 

1. AMORPHOPHALLUS TITANUM

Me prejardhje nga Sumatra, kjo bimë e rrallë dhe e mrekullueshme arrin deri në 1m e 80cm lartësi dhe 90 cm diametër. Kjo bimë gjindet në pyjet e Indonezisë dhe të lë përshtypjen e një bime të epokës së parahistorisë. Konsiderohet si lulja më e rrallë, më e madhe dhe më e rrezikuar në botë. E njohur gjithashtu me emrin Rafflesia, mbijetesa e saj varet nga një bimë kacavjerrëse me emrin Tetrastigma. Pa kërcell, pa gjethe dhe pa rrënjë ajo ka nevojë për kacavjerrësen që të ushqehet. Lëshon një erë mishi të prishur e cila shërben për të tërhequr insekte të ndryshëm për ta polenizuar. Lulja qëndron e çelur për rreth një javë. Për shëmbjen e stereotipit sesi një lule është ose duhet të jetë, ajo renditet pa dyshim e para në listën e bimëve më të rralla në botë./Pin-Up Albania

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-lulet-me-te-rralla-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala