10 libra të njohur të shkruar nga ndërmarrësit

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Ka shumë libra të shkruar nga ndërmarrësit, por ka pak libra të shkruar nga vet ndërmarrësit, me siguri për shkak se nuk kanë kohë. Kjo është marri, sepse të dini si ndërmarrësit mendojnë është më e dobishme sesa të dini për ta.

Këtu janë dhjetë libra të shkruar nga ta:

  1. Losing my virginity, Richard Branson – Përshkrimi: si mbijetova, u kënaqa, dhe bëra pasuri duke bërë biznes sipas mënyrës sime.

Pse ia vlen të lexohet? Shumë prej librave të biznesit janë të thata. Dhe, janë të mira në qoftë se je i fascinuar pas asaj se si janë bërë njerëzit e famshëm. Ky libër është ndryshe. Është aventurist, në të dyja brenda dhe jashtë biznesit.

Thënja më e mirë e librit: “Futja.Ta bëjmë.”

  1. Steve Jobs, Steve Jobs – Përshkrimi: fjalët dhe urtësitë e tij.

Pse ia vlen të lexohet? Ky libër, i cili është në dispozicion vetëm si libër elektronik, përbëhet nga një rend alfabetik rreth gjërave që Jobs i ka thënë, të zgjedhura nga “Cupertino Silicon Valley Press”. Fjalët përshkruese janë: arrogant, parashikues, qesharak, i urtë, dhe i çuditshëm.

  1. Lean in, Sheryl Sandberg – Përshkrimi: Grua, punë, dhe dëshira për udhëheqje.

Pse ia vlen të lexohet: përderisa ky libër është i pozicionuar si këshillues për gra, gjithashtu është manifesto për një mënyrë të re i të menduarit rreth mjedisit të punës.

  1. Money Master the game, Tony Robbins – Përshkrimi: 7 hapa të thjeshtë tek liria financiare.

Pse ia vlen të lexohet: për shkak se ka  1,100 komentime në Amazon dhe mban një mesatare prej 4.3 nga 5 yje.

  1. The Trump card, Ivanka Trump – përshkrimi: duke luajtur për të fituar në punë dhe jetë.

Pse ia vlen të lexohet: ky libër është më meditues sesa i babait të saj, dhe lidhur me këtë është edhe argëtues. Është e rëndësishme, megjithatë, se eksperienca e saj me fillimin e një biznesi dallon nga e përgjitshmja e njerëzve t famshëm, duke e bërë perspektivën e sal më të vlefshme pasi që vije nga një familje e pasur.

  1. Autobiography, Andrew Carnegie – Pse ia vlen të lexohet: kur bie fjala për inovacionin përçarës, epoka e industrializimit ishte më me vlerë sesa koha e informacionit. Pikëpamja e Carnegie-s në ndryshimet e shpejta botërore përderisa u rrit nga varfëria për tu bërë njëri prej njerëzve më të pasur është magjepëse, gjithashtu sepse kishte lidhje me shumë prej figurave të njohura historike.
  2. The art of the start of 2.0, Guy Kawasaki – Përshkrimi: e provuar me kohën, beteja e vështirësisë për këdo që fillon diçka.

Pse ia vlen të lexohet: libri i ri i Kawasak-it është udhërrëfyes në krijimin e biznesit ndërmarrës të suksesshëm.

  1. How to win at the sport of business, Mark Cuban – Përshkrimi: Nëse mund ta bëj unë, mundesh dhe ti.

Pse ia vlen të lexohet: disa njerëz (sikur unë) e dinë nga fëmijëria se cila karteri u përshtatet më së miri. Shumë njerëz, ndonëse, kanë probleme ta gjejnë vetën e tyre, dhe si proces përfundojnë në punë që nuk i pëlqejnë, dhe pa të ardhme. Pikëpamja dhe filozofia e paçmuar e Cuban’s është se gjithçka është eksperiencë e mësimit, edhe në qoftë se je nuk e di se kah po ia mbanë.

  1. Thrive, Arianna Huffington – Pse ia vlen të lexohet: përderisa shumë prej librave nga ndërmarrësit kanë një “si arrita ku jam” , kjo ka një pikëpamje e “çka duhet të kisha bërë më mirë”.
  2. iWoz, Steve Wozniak – Përshkrimi: Geek i kompjuterit në ikonë kulture: Si e zbulova kompjuterin e parë, bashkëthemelues i Apple, dhe u zbavita gjatë bërjes së saj.

Pse ia vlen të lexohet: Së pari, ky libër furnizon me një pikëpamje të brendshme e ngjarjeve mitike të cilat çuan në zbulimin e ‘Macintosh’ dhe për njerëzit human mbrapa teknologjisë. Së dyti, dhe më e rëndësishme, ky libër është rreth një inxhinieri sesa një biznesmeni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-libra-te-njohur-te-shkruar-nga-ndermarresit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala