10 libra bazikë të filozofisë sipas universitetit të Leidenit

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një artikull të botuar pak kohë më parë në revistën “Philosophia” të universitetit të Leidenit, dhjetë librat filozofikë që kanë ndikuar më shumë mendimin në këtë fushë janë:

Republika – Platoni

Republika nuk ka të krahasuar në mbulimin e të gjitha fushave të jetës. Ndërsa Platoni adreson çështje metafizike, ai e bën këtë me gjuhën dhe analogji që çdo njeri mund ta rrokë me lexim studimor. Por Platoni flet më shumë sesa për metafizikë. Martesa, muzika, luftëra, mbretër, riprodhim dhe shumë të tjera janë çështjet e diskutimit të dialogëve të Platonit.

Etika Nikomake– Aristoteli

Në këtë vepër, pyetja guidë e Aristotelit është: cila është gjëja më e mirë për një qenie njerëzore? Përgjigja e tij është lumturia, por ai e ka fjalën jo për diçka që ndiejmë, por një lloj të mirë jete. Lumturia është e përbërë nga aktivitetet ku ne përdorim kapacitete më të mira njerëzore, njëherazi ato që kontribuojnë në lulëzimin tonë si anëtarë të një komuniteti dhe ato që na lejojnë të angazhohemi në mendime prej zotash.

Një Histori e Filozofisë Perëndimore – Bertrand Russell

Që prej botimit të parë më 1945-n, vepra e Lordit anglez është lavdëruar universalisht, si një punë e jashtëzakonshme me një vëllim në subjektin, i pakrahasueshëm për gjithëpërfshirjen, qartësinë, erudicionit, hirshmërinë dhe mençurinë.

Përtej së mirës dhe së keqes – Friedrich Nietzsche

Ky libër konfirmoi pozicionin e Nietzsche-s, si vigani i filozofisë europiane për epokën. Vepra në mënyrë dramatike refuzon traditën e mendimit perëndimor me nocionet e së vërtetët dhe Zotit, së mirës dhe së keqes. Nietzsche demonstron se bota e Krishterë është e zhytur në një mëshirë të rreme dhe të infektuar me “moralitetin e skllavit”.

Meditime mbi Filozofinë e parë – René Descartes

Ky libër përbëhet nga gjashtë meditime, në të cilat autori hedh së pari të gjitha besimet, në gjëra që nuk janë absolutisht të sigurta dhe përpiqet të vendosë se çfarë mund të dihet me siguri. Meditimet janë shkruar sikur të ishim duke medituar për 6 ditë: çdo meditim i referohet të kaluarit si “dje”.

Bota si Vullnet dhe Përfaqësim – Arthur Schopenhauer

Nëse je aq i mençur sa të largosh të gjitha detajet e mërzitshme shkencore që kanë skaduar me kohë (ashtu siç bëjnë të gjitha) si edhe opinionet personale të filozofit, ky mund të jetë një nga veprat më të mëdha të shkruara ndonjëherë. Duket si fundi i filozofisë: përgjigje të mirë për pyetjet me të cilat përleshemi çdo ditë.

Meditime – Marcus Aurelius

I shkruar nga një perandor intelektual i Romës, Meditime ofrojnë në rang të gjerë reflektimet shpirtërore të zhvilluara, ndërsa lideri luftonte të kuptonte veten dhe universin. Ai mbulon çështje të ndryshme, si: çështja e virtytit, logjika humane, natyra e zotave dhe të emocioneve të tij, duke kaluar nga dyshimi dhe dëshpërimi te bindja dhe ekzaltimi. Një vepër e mirë për të mësuar më shumë rreth filozofisë stoike.

Tao Te Ching – Lao Tsu

Tao Te Ching apo “Libri i Rrugës” është një manual klasik mbi artin e të jetuarit dhe një nga mrekullitë e botës. Në 81 kapituj të shkurtër, ky libër shkon te parashikimet bazike të të qenit gjallë dhe jep këshilla që mbajnë balanca dhe perspektiva, një shpirt të qetë dhe bujar. Ku libër është rreth urtësisë në veprim.

Letra nga një Stoik –Seneca

Seneca, ashtu si Marcus, ishte një burrë pushteti në Romë. Ai ishte edhe një shkrimtar i madh, një mik i besuar që u ka dhënë këshilla miqve. Shumë prej tyre kanë mbijetuar në formën e letrave, të cilat na udhëheqin përmes problemeve me zinë, varfërinë, pasurinë, suksesin, dëshpërimin, edukimin e shumë të tjera.

Ese– Montaigne

Montaigne është influencuar thellë nga disa prej filozofëve të lartpërmendur. Ai e kaloi pjesën e dytë të jetës së tij duke pyetur veten dhe të tjerët me të gjitha llojet e pyetjeve interesante dhe më pas eksploroi përgjigjet në formën e eseve të shkurtra provokuese. Këto ese janë gjithnjë të mira për mendime rreth vdekjes, tjetrit, kafshëve, seksit e gjithçka tjetër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-libra-bazike-te-filozofise-sipas-universitetit-te-leidenit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala