10 kutitë postare më të çuditshme (Foto)

Më poshte iu tregojmë 10 kutitë më të çuditshme që gjendën të shpërndara në botë.
WC e lëvizshme – Duhet vërtet fantazi për të përdorur një nga këta WC kimikë si kaseta postare. Përtej vlerësimit që ekziston për postierët dhe për postën në përgjithësi, një gjë e tillë është vërtet e shëmtuar. Por është e plotë: kemi seksionin për letrat dhe seksionin për pakot, plus një mbishkrim të dhënë për ata që parkojnë përpara “sikur vepra të tilla arti të mos shiheshin në rrugë për disa minuta”.
Po posta ime kur vjen? Në vendin tonë ndodh shpesh që dërgesat postare mos të respektojnë kohën e dorëzimit. Letra që nuk vijnë fare, pako që ngatërrojnë destinacion… Pronari i kësaj shtëpie ndoshta ishte rehatuar jashtë duke pritur postierin, që siç duket është akoma duke e pritur. E vetmja pyetje që lind vetiu duke parë këtë skulpturë të vërtetë është “po posta ku futet?”.
Kaseta e kursimit. Po përse të shpenzohen para për gjëra të panevojshme? Ka objekte pa të cilat nuk mund të bësh, por marrja e një kutie postare mund edhe të shmanget, në qoftë se dëshiron. Në fund të fundit për portierin është e rëndësishme të gjejë një vend ku të fusë letrat. Prandaj sipas këtij pronari shtëpie ka qenë e mjaftueshme një copë dru, një kavanoz marmelate bosh dhe pak ngjitës për të krijuar një kasetë postare që të kryente funksionin e dëshiruar.
Letrat m’i vendos në… Ja, në këtë rast mesazhi nuk është aspak i kërkuar. Përkundrazi, është shumë direkt dhe u shpjegon shumë qartë postierëve vendin se ku pronari i shtëpisë do donte t’i fuste letrat. Sigurisht, shpresohet që mesazhi të ketë kuptimin e “thjeshtë” që pronari nuk është i interesuar për letrat që i vijnë dhe pasi i ka marrë, i hedh pa i përdorur në mënyra të tjera.
Ai që dashuron duhanin. Pirja e duhanit të bën keq, shkatërron mushkëritë, është e rrezikshme, të sjell kancerin. Por, përtej këtyre këshillave të njohura nga të gjithë dhe të shkruara edhe mbi paketat e duhanit, ka persona të cilëve pirja e duhanit, thjesht iu pëlqen. Dhe sigurisht duhet t’i pëlqejë edhe këtij pronarit të shtëpisë që ka vendosur jashtë këtë kasetë postare. Ai ka krijuar në formë gishtash të një dorë që mban cigaren, në të cilën futen letrat, duke shpresuar që të mos jetë e ndezur.
Posta në të pasmet e drerit. Në këtë rast nuk kuptohet mirë nëse pronari i kësaj shtëpie ka dashur t’u përcjellë të tjerëve një mesazh kërcënues apo ka dashur thjesht të tallet me to. Apo ndoshta urren drerët?
Obsesioni për trupin femëror. Ka meshkuj të cilëve u pëlqejnë femrat, por disa thjesht janë më të fiksuar se të tjerët, dhe nuk varet vetëm nga bashkëshortja. Ky burrë duhet të jetë vërtet i fiksuar pas trupit femëror përderisa ka arritur të vendosë një grua nudo, ngjyrë blu me kokë në formën e kasetës së postës. Të themi se nëse pronari i shtëpisë dhe postieri ndajnë të njëjtin pasion, dorëzimi i postës do të jetë një gëzim. Nëse postieri është femër… Ndoshta s’do të jetë shumë e lumtur.
Kutitë për të gjitha shijet. Kush ka shpikur këtë kuti postare, ose më mirë këtë grup kasetash për postë është me të vërtetë një gjeni. Nuk kuptohet mirë se pse duhet të jenë kaq kaseta aq afër, gjithmonë nëse nuk janë të familjeve të ndryshme, por për atë më lart se të tjerat zgjidhjet janë dy: ose postieri është një gjirafë letërsjellëse, ose qiramarrësi është një gjirafë dhe ka vënë kutinë e postës në lartësinë e tij. Problemi qëndron tek ai, që gjirafë nuk është.
Larg nga këtu, postierë! Legjenda që postierët kanë marrëdhënie me bashkëshortet kur burrat janë jashtë shtëpie është shumë e përhapur. Dhe pronari i kësaj shtëpie duhet ta këtë kaluar një eksperiencë të tillë, përderisa i urren kaq shumë postierët aq sa të krijojë një kuti postare në formën e një pistolete gjigante. Mesazhi, në këtë rast është mjaft i qartë “dorëzo postën time dhe ik, sepse nëse vazhdon të qëndrosh këtu pasojat nuk do të jenë shumë të pëlqyeshme. U lajmëruat…”.
Po kjo çfarë dreqin është? Në shembujt e mëparshëm, në tërësi kemi parë gjëra të pranueshme. Kjo kuti postare nuk kuptohet mirë se çfarë mesazhi përfaqëson. Sigurisht është një himn mbi riciklimin, sepse çdo pjesë e saja është vënë aty, me pjesë makinash dhe materiale që do kishin përfunduar në mbeturina. Megjithatë një gjë e tillë që të pret kur po dorëzon postën nuk është se të jep gjithë atë simpati.