10 kuriozitete rreth Jose Mourinho-s

Autori:Avdyl Pajaziti

1. The special one (I veçanti)
Pseudonimi i Mourinhos është The Special One, në shqip “i veçanti”. Mou e ka marrë këtë pseudonim në një nga konferencat e tij kur drejtonte Chelsean, ku ai u shpreh: ju lutem, mos më quani arrogant, por unë jam Kampion Europe dhe mendoj se jam i veçantë (a Special One). Që prej asaj dite, të gjithë e thërrasin Moun “The Special One”

1

 

2. Mou përkthyes te Barcelona
Në moshën 33 vjeçare Mourinho ka qenë pjesë e stafit të Bobby Robsonit, si përkthyes te klubi i Barcelonës. Por në vitin 2004 përkthyesi u bë fitues i Champions League-s.

2

 

3. Poliglot
Fakti që Mourinho ka punuar si përkthyes te Barcelona nuk është fare për t’u çuditur pasi portugezi zotëron plot 6 gjuhë të huaja. Tek Barca Mou ka mësuar edhe gjuhën katalanase, ndërkaq ai flet spanjisht, portugalisht, italisht, frëngjisht dhe anglisht.

3

 

4. Doktor Shkencash
Mourinho është ndër të paktët personazhe të sportit që ka gradën doctor shkencash. Ai ka përfunduar doktoraturën në 2009-n në Lisbon Technical University.

4

5. 9 vite pa u mundur në shtëpi
Ndonëse theu të gjitha rekordet kudo ku ishte trajner, një e dhënë interesante për karrierën e Mout, është se kur ishte në krye të Portos, skuadra e tij nuk u mund në shtëpi për plot 9 vite. Po ashtu ai ishte i pamposhtu në shtëpi me Porton, Chelsean, Interin dhe Real Madridin për 151 ndeshje, deri në prill të 2011 kur Los Blancos humbën në shtëpi ndaj Sporting Gijon.

5

6. Ka përfunduar në praga për qenin e tij
Në 2007-ën Mourinho u arrestua pasi nuk donte që zyrtarët e mbrojtjes së qenve ta merrnin qenin e tij për ta futur në karantinë. Qeni i Mout quhej Gullit, si legjenda hollandeze e Chelseat qe arsyeja pse portugezi përfundoi në pranga.

6

7. Eshtë larguar nga stadiumi i fshehur në një kosh rrobash
The special One kur drejtonte Chelsean qe dënuar për të mos marrë pjesë në çerek-finalen e Championsit mes Chelseat dhe Bajernit. Por për Mourinhon ishte e pamundur të mos ishte aty për të udhëzuar lojtarët e tij. Ndaj ai erdhi fshehurazi në dhomat e zhveshjeve dhe i këshilloi djemtë e tij. 10 minuta para se të mbaronte ndeshja u largua fshehurazi dhe ka zëra që thonë që për të mos u dukur ai u fsheh në një kosh të madh rrobash. Chelsea e fitoi ndeshjen 4-2.

7

8. E ka quajtur Tito Vilanovën penis
Në mbyllje të Superkupës spanjolle 2011, Mourinho shau keq Tito Vilanovën, që asokohe ishte asistent-trajner i Barcelonës. Mou dhe Vilanova patën një përplasje gjatë ndeshjes dhe në përfundim të saj gazetarët e pyetën portugezin për këtë incident. Por ai u përgjigj: Nuk e di fare kush është Pito Vilanova, (Pito në spanjisht do të thotë Penis) duke e ofenduar rëndë Vilanovan. Mourinho pas këtij ofendimi kërkoi ndjesë, por shprehja e tij është shndërruar në një legjendë.

8

9. Ka një armiqësi të hershme me Rafael Benitezin
Armiqësia e Mout me Rafa Benitezin ka nisur që nga koha kur ky i fundit drejtonte Liverpoolin ndërsa Mou Chelsean. Disa herë Mou e ka quajtur Benitezin, ai i shëndoshi.

9

10. Familjar shembullor
Mourinho është tepër familjar. Ai e do shumë familjen e tij dhe gjithmonë ka deklaruar se është gjëja më me vlerë që ka në këtë jetë. Mourinho ka dy fëmijë, Matildën dhe Jose JR. (të dy kanë emrat e Mout dhe të bashkëshortes së tij ).

10

 

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-kuriozitete-rreth-jose-mourinho-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala