10 kuriozitete për paranë

Cila është monedha me e përdorshme ne bote? Edhe majmunet dine te njohin monedhat? Cili
është personazhi i njohur profili i te cilit shfaqet ne me shume monedha te ndryshme ne bote?
Përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe disa kuriozitete te tjera ju ftojmë te lexoni ne shkrimin e
mëposhtëm.
- Monedha me më pak vlere ne bote është ajo e prodhuar dhe hedhur ne tregun e
Zimbabwes ne vitin 2008. Ajo është 100 miliard dollarë vendas dhe me te mund te blesh
vetëm një bilete një javore për te lëvizur me autobus. Aktualisht, kursi i këmbimit me USD
është 1 me 35 miliard dollarë vendas.
- Ne vitin 2005, disa kërkues te Yale University arritën te tregojnë se edhe një lloj i
caktuar majmunesh ishin ne gjendje te përdornin paratë. Disa prej tyre i vidhnin ato, disa te
tjerë i përdornin për te mbledhur sende qe me pas t’i shisnin, ndërsa njeri prej tyre tentoi qe
përmes përdorimit te monedhave te merrte shërbime seksuale.
- Gjate Luftës se Dyte Botërore, gjermanet prodhuan 134.610.810 sterlina me qellim
destabilizimin e ekonomisë britanike. Edhe sot e kësaj dite, këto sterlina gjermane
vlerësohen si me te arriturat te bëra ndonjëherë sa qe është thuajse e pamundur qe te
dallohen prej atyre origjinaleve.
- Profili i mbretëreshës se Anglisë Elisabethh është me i shfaquri ne bote, ne plot 33
shtete. I pari është realizuar kur ajo ishte vetëm 9 vjeçare.
- Përgjithësisht, vendosja e një emri te ri për monedhën e një shteti është një proces jo i
lehte, madje edhe i komplikuar.
- Monedha me e përdorur ne bote është dollari, me pas vjen euro, sterlina britanike dhe
juani kinez. Me pak jeni japonez.
- Ka dallim mes monedhës virtuale dhe bitcoinit. Karakteristika me e rëndësishme e
bitcoinit është fakti se ato emetohen nga autoritetet qendrore, ndërkohë qe monedhat
virtuale emetohen dhe garantohen prej atyre qe i kane prodhuar dhe përdoren e pranohen
prej anëtarëve te një komuniteti te caktuar virtual.
- Një prej historive tragjike dhe interesante njëkohësisht është vendimi i presidentit te
Burmas, i cili ne vitin 1988 vendosi te nxjerre nga qarkullimi, te gjitha monedhat qe nuk
plotëpjestoheshin me 9. Ky vendim anulonte te gjitha kursimet e qytetareve dhe për pasoje
ne te gjithë vendin filluan protesta te mëdha qe u shoqëruan me 10 mije te vrare nga ana e
ushtrisë.
- Ne vitin 1932, një qyteze ne SHBA hodhi një qarkullim një monedhe, vlera e se cilës
ulej me 1% për çdo muaj qe nga dita e hedhjes ne treg. Kjo favorizoi qarkullimin e parave,
pasi njerëzit ishin me shume te interesuar për ta shpenzuar. Sistemi i ri u pasua me rritje te
vendeve te punës dhe një lloj zhvillimi te ekonomisë. Me pas, sistemi u përkrah edhe nga
qytete te tjera, deri sa ne vitin 1933, presidenti Roosevelt e nxori atë jashtë ligjit.
- Ne vitin 2011, siti Airbnb, postoi një njoftim për te lëshuar me qira te gjithë
principatën e Lichtensteinit për një vlere prej 70 mije dollarësh ne nate. Qiramarrësit do te
kishin njëkohësisht te drejtën tu vini emrat rrugëve dhe te emetojnë monedha. Me këtë
lëvizje, Karl Schwärzler dhe e gjithë popullsia e Lichtensteinit kane fituar IG Nobel për
ekonominë për vendin ne dispozicion me qira te mjediseve te shtetit për kongrese, martesa
apo te tjera evente.