10 kuriozitete për himnet kombëtare

Autori:Avdyl Pajaziti

-Grekët nuk kanë shumë, por të paktën e kanë himnin më të gjatë në botë. 24 strofa nga një poemë me 158 strofa. Natyrisht në rastet zyrtare ata kufizohen në dy strofa.

-Himnin më të shkurtër në botë e ka Japonia, Jordania dhe San Marino- vetëm 4 rreshta.

-“Maryland, my Maryland”. Himni i këtij shteti të SHBA është sipas melodisë “Oh Christmas tree”.

-Një vend ka dy himne. Krahas “Zoti e mbrojttë Zelandën e Re”, ky vend ka si himn zyrtar edhe “Zoti e ruajttë Mbretëreshën”, të Britanisë së Madhe. Kjo për shkak se janë pjesë e Commonwealth. Zelanda e Re ka qenë një koloni britanike.

-Himnin më të vjetër në botë e kanë hollandezët. Në shekullin e 16-të u krijua “Het Wilhelmus”. Që në shekullin japonezët kishin tekstin e himnit “Kimi Ga Yo”, por vetëm në shekullin 19 i krijuan një melodi.

-Himni i Hollandës ka edhe një të veçantë. Ai është i vetmi në botë që është një akrostikon. Kjo do të thotë që shkronjat e para të rreshtave nxjerrin një fjalë kur mblidhen. 15 strofat nxjerrin fjalën “Willem Van Nassov”, që është luftëtari heroik në betejat për pavarësi ndaj Spanjës.

-Himni i Spanjës “Marcha Real” nuk ka një tekst zyrtar. Edhe himni i San Marinos nuk ka një tekst. Bosnja e Hercegovina vendosi në vitin 2009 për një tekst për himnin e tyre edhe pse ai u prezantua në vitin 1998.

-Himni i Lihtenshtejnit “Oben am jungen Rhein” ka të njëjtën melodi si “God save dhe Queen” i Britanisë së Madhe.

-Shumë vende kanë krahas himnit edhe të tjera këngë me të njëjtën rëndësi për popullin. Kështu ndodh në Britaninë e Madhe, në Australi dhe Austri.

-Një drejtor shkolle fillore në Maltë zbuloi në vitin 1920 një pjesë muzikore që donte ta përdorte si himn në shkollë. Ai ia dha një poeti maltez dhe një prifti për të zhvilluar një tekst. Pas pavarësisë nga Britania në vitin 1964, të dyja u bënë himni zyrtar i ishullit mesdhetar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-kuriozitete-per-himnet-kombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala