10 kuriozitete për gjeniun Stephen Hawking

Autori:Zekirja Shabani

Stephen Hawking është pa dyshim fizikani dhe kozmologu me i shquar i gjalle, një ikone e vërtetë e gjenialitetit, fizikes dhe shkencës botërore.

Gjeniu anglez, nuk është vetëm një shkencëtar brilant, por edhe një ikone pop e kohëve tona, njeri shume familjar, një pasionant i serialit Simpson, sikurse edhe i serialit Star Treek. Megjithatë jo te gjithë dimë sa duhet për anët njerëzore te shkencëtarit te madh. Ndaj me poshtë janë 10 kuriozitete nga jeta e trazuar e këtij vizionari te paimagjinueshëm.

– Fillimet. Ne fillimet e shkollimit te tij, notat qe ai merrte ne shkolle, çuditërisht ishin nga me te dobëtat e klasës, ndërkohë qe ai kishte një pasion te veçante për radiot, orët dhe çdo gjë tjetër qe ishte e çmontueshme.

– Universiteti. Ne rini te tij, edhe pse ai kish treguar pasion dhe talent te veçante për matematiken, i ati këmbëngulte qe ai te studionte për mjekësi. Ndërkohë ai duket se zgjedh një te mesme, fiziken për te vazhduar me pas me kozmologjinë.

–  Sporti. Hawking nuk është shquar për pasion për sportin, apo për ndonjë fizik te zhvilluar, megjithatë, ne vitet e para ne Oksford, ai fillon te argëtohet me sportin, për te larguar sadopak ndjesinë e e vetmisë qe prodhonte fakultetit.

– Martesa. Pas diagnostikimit te sëmundjes se tij te rende, ai njihet me atë qe do te behet me pas edhe bashkëshortja e tij, me te cilën do te lindte tre fëmijë.

– Çmimet. Hawkin ka marre një numër te madh çmimesh për shkencën. Ai është anëtar i Royla Society dhe i Royal Society of Arts, por megjithatë, deri tani, ne palmarin e çmimeve te marra mungon ai që është pa dyshim me i rëndësishmi, Çmimi Nobel.

– Basti. Ne vitin 1975 ai hodhi tezen sipas se cilës vrimat e zeza ishin ne gjendje te hanin çdo strukture qiellore, duke marre me vete dhe zhdukur te gjitha informacionet qe lidheshin me te. Kjo teze vinte ndesh me atë te fizikes mekanike, sipas se cilës, materia është e pa zhdukshme, dhe kjo detyroi një tjetër fizikan te madh te kohës, John Preskill, i cili te deklaronte se pohimi i Hawking ishte një gafë e madhe. Për këtë ata vunë një bast, një enciklopedi mbi bejsbollin, te cilin pas 30 vitesh, do te ishte vete Hawking qe do t’ia dorëzonte kolegut te tij, duke pranuar kështu se deklarate e tij ishte e dështuar.

– Alienët. Sipas Hawking, alienët, nisur nga përmasat e Universitetit, duhet te ekzistojnë diku, por për ne do te ishte me mire te mos takoheshim me ta, pasi nëse ata janë ne gjendje te vijnë deri ne Toke, kjo do te thotë qe ata janë me përpara nga ne, dhe me shume gjasa do te na kolonizojnë, një kolonizim tepër i ndryshëm nga ai evropianeve ne Amerike ne vitin 1492.

– Libra për fëmijë. Veç librave shkencore, ne punët e tij mund te numërohen edhe disa libra për fëmijë.

– Shkencëtari rock. Ne një prej bran­eve me te bukura te Pink Floyd, regjistruar ne vitin 1994, është regjistruar edhe zëri metalik i Stephen Hawking.

– Graviteti zero. Ne vitin 2007, ne moshën 65 vjeçare, Stephen Hawking ka eksperimentuar për disa sekonda ndjesinë e mungesës se peshës, fale kompanisë se njohur Zero Gravity Corporation. Ndërkohë ëndrra e tij me e madhe është fluturimi ne hapësirë, premtim te cilin ja ka bere manjati miliarder Richard Branson, themeluesi i Virgin Galactic, duk i ofruar një udhëtim falas.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-kuriozitete-per-gjeniun-stephen-hawking/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala