10 kuriozitete për fluturimet

Autori:Zekirja Shabani

Meqë shume prej jush po bëhen gati për pushime  ja 10 kuriozitete për udhëtimet me avion

1- Historia e vërtet që fshihet pas maskave të oksigjenit -Ju keni vetëm 15 minuta kohë me oksigjen që nga momenti që e përdorni. Gjithsesi kjo është mese e mjaftueshme si kohë, që piloti ta ulë avionin në një lartësi ku ju mund të merrni frymë lirisht.

2- Me ujin në lavaman, është mirë që të lani vetëm duart, jo ta përdorni atë për të pirë. Edhe pse herë pas here bëhet dezinfektimi i tij, përsëri është një vend ku mund të ngelen shumë mikrobe.

3-Kur avioni bëhet gati për ulje, dritat zbehen në rast të ndonjë situate emergjente. Në këtë mënyrë shikimi i pasagjerëve është mësuar me errësirën dhe ata nuk do e kenë problem edhe të ambientohen jashtë.

4 -Kapiteni i avionit ka një fuqi të plotë gjatë kohës së fluturimit. Ai mund të arrestojë njerëz, të vendosë gjoba dhe çdo vendim tjetër në bazë të rregullave të aviacionit civil.

5-  Ushqimi – dy pilotët që drejtojnë avionin, marrin secili ushqime të ndryshme dhe nuk mund t’i ndajnë ato me njëri-tjetrin, në rast se ndonjë ushqim mund të jetë i helmuar.

6- Mbështesni krahët- Vendi më i mirë për në avion, është në dritare dhe korridor. Pasi të mbështesni krahët, shtypni butonin që ul sediljen tuaj në një pozicion më komod. Mos pini ujë në avion përveç atij që ju shërbehet nga një shishe e mbyllur.

7- Mbani nën vëzhgim bagazhet që keni me vete. Edhe bagazhin e dorës që keni me vete mbajeni gjithmonë të kyçur.

8-  Gjysma e pilotëve flenë gjatë kohës së fluturimit dhe 1/3 e kohës ata zgjohen sepse piloti tjetër është duke fjetur.

9- Të gjitha gjërat që shiten në bordin e avionit, mund të blihen shumë herë më lirë në internet.

10-  Nëse bagazhi ka shënimin “Fragile” apo drejtimin e caktuar se si duhet të vendoset, me shumë siguri ai bagazh nuk do të vendoset në atë mënyrë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-kuriozitete-per-fluturimet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala