10 këshilla të dobishme

Autori:Avdyl Pajaziti

  1. Çdo ditë ndani kohën për relaksim fizik dhe mendor.
  2. Kurrë mos u përkulni vetëm në bel, por njëkohësisht lakoni edhe gjunjët.
  3. Këmbët kryqëzoni në nivel të nyjave të këmbëve. Kryqëzimi i gjunjëve mund të shkaktojë dhembje në shpinë dhe të ndikojë në qarkullim të gjakut.
  4. Kur drejtoni automobilin, ulësja patjetër duhet të jetë e forcuar mirë ashtu që sa më lehtë t’u qaseni komandave.
  5. Flini në shpinë apo anash me këmbët lehtë të lakuara. Shmanguni gjumit në bark.
  6. Gjithmonë uluni rrafsh. Shmanguni karrigeve tepër të buta dhe tepër të forta, zgjidhni atë që i përshtatet peshës suaj.
  7. Kur drejtoni automobilin për një kohë të gjatë, kohë pas kohe ndaluni, dilni jashtë dhe shtrini këmbët.
  8. Flini në krevat të fortë me spirale.
  9. Nuk është mirë të lexoni në krevat as të shikoni TV nga krevati.
  10. Kur ngrini pesha, shfrytëzoni muskujt e këmbëve, jo muskujt e shpinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-keshilla-te-dobishme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala