10 keshilla sesi te beni selfie-n perfekte

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse dikur, për të bërë një  foto duhej t’i thoshit personave të tjerë, tashmë më daljen e smartphone-ve, ju mund të vetë fotografoheni dhe të shkëpusni momente kudo që ndodheni. Por si mund të realizoni “selfie-n” në mënyrë perfekte? Ja se cilat janë dhjetë këshillat:

1. Të jesh i vëmendshëm për atë që të rrethon. Të përpiqesh të shkëpusësh një moment që të përfaqëson dhe që tregon diçka për ty, duke shmangur imazhet e ngjashme.

2. Duhet të bëni kujdes në momentin e shkrepjes, duhet të poziciononi smartphone-in pak lart më mënyrë që të evitoni edhe hijet.

3. Duhet të bëni kujdes me ndriçimin. Duhet të shmangni ndriçimin e fortë sepse sfumoni imazhin, por edhe ndriçimin e ulët pasi përfundon duke mos e dalluar personin në foto.

4. Duhet të evitosh selfiet me një distancë shumë të afërt.

5. Thuajini stop selfieve në pasqyrë. Sepse tregojnë mungesë të theksuar fantazie dhe në rrjetet sociale janë bërë të bezdisshme.

6. Me ardhjen e verës duhet të evitoni tipologjinë klasike të fotove me perëndimin në sfond dhe këmbët në ujë.

7. Fotot selfie në aksion janë shumë të bukura . Por kujdes të mos lëndoheni për të patur një foto origjinale me çdo kusht.

8. Nëse do të bëni një selfie me një VIP nuk duhet të harroni  rregullat elementare të edukatës dhe respektit. Nëse personazhi publik është në një moment privat mos ndërhyni për t’i prishur privatësinë. Por nëse  bëhet fjalë për ndonjë shfaqje publike në momentin që kërkonin të bëni një selfie kërkojini gjithmonë të lutem.

9. Nëse keni  talent në bërjen e fotografive nuk duhet të harroni se selfie më i mirë bëhet me një aparat profesional dhe jo me një smartphone.

10. Të jeni të kujdesshëm me selfiet që ia dërgoni personave të caktuar sepse mund t’i keqpërdorin në rrjetet sociale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-keshilla-sesi-te-beni-selfie-n-perfekte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala