10 këshilla për t’u bërë milioner

Autori:admin

Lexo cilët hapa duhet ndjekur për t’u bërë milioner pa i mbushur 30 vjet. Kjo është e mundur dhe këtë e kanë arritur individët e suksesshëm.

Të bëhesh i pasur dhe të bëhesh milioner janë tema tabu. Të bëhesh milioner pa i bërë 30 vjet duket si fantazi.

Por, nuk duhet të jetë tabu dhe është diçka e arritshme. Në moshën 21 vjeçe e kisha lënë universitetin, isha duarbosh dhe në borxhe, ndërsa kur i mbusha 30 vjet isha bërë milioner.

Këtu janë 10 hapa që ju garantojnë ju që të bëheni milioner pa i mbushur të 30-tat:

  1. Ndiqi paratë- Në ambientin e sotëm ekonomik nuk e ke rrugën të trasuar për të arritur statusin e milionerit. Prandaj, në hapin e parë duhet të fokusohesh në rritjen e të ardhurave dhe ta përsëritni atë. Të ardhurat e mia ishin 3 mijë dollarë në muaj dhe pas nëntë vitesh ato kishin arritur në 20 mijë. Fillo të shkosh pas parave dhe kjo do t’ju detyrojë që të kontrolloni të ardhurat dhe të shihni mundësitë.

 

  1. Mos bjer në sy!- Unë nuk e bleva orën e parë luksoze apo ndonjë veturë të shtrenjtë posa bizneset e mia apo investimet ishin duke bërë para të bollshme dhe në mënyrë të sigurt. Madje, po vozisja një Toyota Camry edhe kur u bërë milioner. Bëhu i njohur për etikën tënde të punës, jo për gjërat që ti i blenë.

 

  1. Kurse për të investuar, mos kurse për të kursyer- Arsyeja e vetme pse duhet kursyer para është që ato të investohen. Vendosi paratë tua në një llogari të siguruar- të paprekshme. Asnjëherë mos i përdor ato para për asgjë, madje as për raste emergjente. Kjo do t’ju detyroj ju që të veproni sipas hapit të parë (t’i rrisni të ardhurat). Në këtë pijkë, të paktën dy herë në vit, unë jam me xhepa bosh sepse gjithnjë e investoj tepricën në aktivitete tek të cilat unë nuk kam qasje.

 

  1. Shmang borxhin që nuk të shpaguhet- Bëjë rregull që asnjëherë të mos marrësh borxh për ta përdorur atë në gjëra që s’të krijojnë të ardhura. Unë mora borxh për një veturë vetëm sepse e dija që do të mund të rriste të ardhurat e mia. Njerëzit e pasur përdorin borxhin për të zhvilluar investimet dhe për të rritur rrjedhën e tyre të parasë. Njerëzit e varfër e përdorin borxhin për të blerë mallra të cilat i bëjnë njerëzit e pasur edhe më të pasur.

 

  1. Trajtoji paratë si një dashnor xheloz- Milionat nevojiten për pavarësi financiare, por vetëm ata që e kanë prioritet këtë gjë bëjnë miliona. Për t’u bërë i pasur ju duhet ta ktheni këtë në prioritet. Paratë janë si një dashnor xheloz. Injoroji ato dhe ato do të injorojnë ty, apo edhe më keq, do t’ju lejnë ju për dikë tjetër që e bën atë prioritet.

 

  1. Paratë nuk flenë- Paratë nuk dinë sa është ora, çka janë agjendat apo pushimet, këto nuk duhet t’i dini as ju. Paratë i duan njerëzit që kanë etikë të madhe pune. Kur unë isha 26 vjeç, punoja në tregti me pakicë dhe shitorja në të cilën punoja mbyllej në ora 19:00. Në shumicën e kohës ju do të mund të më gjenit mua aty në 23:00 duke bërë shitje. Asnjëherë mos provo që të jesh njeriu më i mençur apo më me fat- vetëm sigurohu që askush nuk po punon më shumë se ti.

 

  1. Varfëria është e pakuptimtë- Kam qenë i varfër dhe kjo ta shpifë. Kam pasur mjaftueshëm dhe kjo ta shpifë thuajse njëlloj. Eliminoji të gjitha idetë që të jesh i varfër është në njëfarë mënyrë OK. Bill Gates ka thënë se “nëse je i varfër, nuk është faji yt. Por nëse vdes i varfër, atëherë ky është gabimi yt.”

 

  1. Merre një mentor milioner- Shumica nga ne i takonin klasës së mesme apo të varfër dhe mbesnim në ata kufij dhe me idetë e atij grupi. Isha duke studiuar se çka bënë milionerët që dyfishuan pasurinë e tyre. Veçoje shembullin tënd të milionerit konkret dhe studioje atë. Shumica e njerëzve të pasur janë shumë zemërgjerë sa i përket njohurive të tyre dhe pasurive.

 

  1. Investoji paratë në gjëra me peshë- Investoji paratë në gjera me peshë që ju nxjerrin në mënyrë të sigurt para për t’u bërë milioner dhe ju do të nxjerrni më shumë para se sa investimet që keni bërë. Nëse nuk keni suficit të parave atëherë ju nuk do të bëni investime. Kompania e dytë që unë hapa kërkonte një investim prej 50 mijë dollarësh, Kjo kompani më ka kthyer investimin nga 50 mijë dollarë çdo muaj 10 vjetët e fundit. Investimi im i tretë ishte në pasuri të patundshme, ku unë fillova me 350 mijë dollar, një pjesë e madhe e pasurisë time në atë kohë. Ende e kam atë pronë dhe ende siguroj të ardhura nga ajo. Investimi është mënyra e vetme për të bërë hapa tjerë, dhe paratë tuaja duhet të punojnë për ju për gjërat me peshë.

 

  1. Syno për 10 milionë dollar, jo për 1 milion- I vetmi gabim financiar që kam bërë ishte se nuk synova mjaftueshëm. Unë po ju inkurajoj ju për të synuar më tepër se 1 milion. Nuk ka kufizim parash në këtë planet, vetëm kufizim të njerëzve për të synuar mjaftueshëm.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-keshilla-per-tu-bere-milioner/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala