10 këshilla për shëndet mendor

Autori:Avdyl Pajaziti

Të kesh shëndet mendor nënkupton të kesh mirëqenie, të jesh në gjendje të jesh aktiv në jetën e përditshme dhe të kesh besim në vetvete kur ballafaqohesh me sfida. Këshillat gjithmonë janë të nevojshme për çdo aspekt jetësor. Jepi shtytje shëndetit mendor dhe mirëqenies tënde me këto dhjetë këshilla.

  1. Lidhu me të tjerët. Zhvillo dhe mbaj lidhje të forta me njerëzit rreth teje, të cilët të përkrahin dhe të pasurojnë jetën. Kualiteti i lidhjeve personale ka efekt të madh në mirëqenien tonë.
  2. Gjej kohë për argëtim. Gjej kohë për aktivitete, hobi dhe projekte që ti kënaqesh me to. Lëre vetveten tënde të jesh spontan dhe kreativ kur të vije dëshira për gjëra. Dil për ecje në park; lexo një libër – çfarëdo që ty të argëton.
  3. Participo dhe shfaq interes. Abonohu në klub apo grup të njerëzve me të cilët ndan interese të përbashkëta. Të jesh pjesë e një grupi të njerëzve me qëllime të përbashkëta, krijon sensin e përkatësisë dhe është e mirë për shëndetin mendor.
  4. Kontribuo për komunitetin. Bëj pjesë si vullnetar për një kauzë apo çështje për të cilën e ndjen të nevojshme të bëhesh pjesë. Ndihmo fqinjët, puno në punë për komunitetin apo bëhu i mirë për shokët e tu.
  5. Kujdesu për veten. Bëhu aktiv dhe ha mirë – kjo ndihmon për mirëmbajtjen e shëndetit trupor. Shëndeti mental dhe fizik janë shumë të lidhura; është lehtë të ndihesh i lumtur në jetën tënde në qoftë se trupi yt ndihet kështu.
  6. Sfido vetën. Mësoje një aftësi apo merru me një sfidë. Mund të bësh punët ditorë në një mënyrë tjetër; lidhu me një synim, mëso një recetë ushqimi.
  7. Ballafaqohu me stresin. Ji i vetëdijshëm se çka të shkakton stres. Ndoshta ke mundësi që tu largohesh disa prej shkaktarëve, apo të mësosh të ballafaqohesh me to. Stresi është pjesë e jetës dhe ndikon tek njerëzit në mënyra të ndryshme.
  8. Pusho dhe freskohu. Fli bollshëm. Shko për të fjetur në kohë të rregullt çdo ditë, dhe kujdesu për gjumin tënd. Gjumi të restauron trupin dhe mendjen.
  9. Shijoje momentin. Thjesht kënaqu me diellin, apo frymën, dhe ajrin që e thith. Të përjetosh momentin është një ushqim i mirë për mendjen.
  10. Kërko ndihmë. Kjo mund të fillojë nga më e thjeshta, duke kërkuar nga një shok për tu kujdesur për fëmijën tënd. Apo të konsultohesh me mjekun tënd.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-keshilla-per-shendet-mendor/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala