10 këshilla për njerëzit nervozë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një studim i Universitetit të Harvardit ka arritur në konkluzionin se të qënit nervoz rrit 5 herë më shumë rrezikun e arrestit kardiak. Çdo lloj shpërthimi nga nervat rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut  duke çuar në arrest kardiak. Gjithashtu, nëse kemi të bëjmë me një njeri që bëhet nevrik në mënyrë të vazhduar, rreziku është edhe më i lartë.

Më poshtë jepet një guidë e shkurtër sesi të qetësoheni kur jeni nervoz:

Numëroni deri në 10

Në vend që të shfryni tek kolegët apo njerëzit që keni pranë, psikologët sugjerojnë të merrni frymë thellë dhe të numëroni deri në 10. Kjo është një praktikë dhe teori e njohur mes psikologëve, sipas së cilës, në momentin që do të keni mbaruar numërimin, nervat do t’ju kenë rënë.

Evitoni zakone të pashëndetshme

Nëse ktheheni në shtëpi, pas një dite të lodhshme në punë dhe menjëherë merrni një gotë verë e pini një paketë duhan, kjo është mënyra më e keqe për të mposhtur stresin. Për mjekët kjo është “sjellje shmangëse” dhe mesa duket është më e perhapur tek meshkujt sesa tek femrat. Ideja pas kësaj teorie qëndron tek fakti se stimulues si alkooli apo duhani ju bëjnë që ta mbysni stresin e jo ta nxirrni atë, ndaj duhet të evitoni një sjellje të tillë.

Koha ime

E përditshmja, puna, familja, shpesh bëjnë që të harroni vetveten dhe kjo mund të shkaktojë probleme serioze. Përpiquni që të paktën një herë në javë të gjeni pak kohë për veten tuaj, duke bërë diçka që ju shijon dhe ju shplodh.

Bëni jetë të shëndetshme

Dihet që një dietë e rregullt ushqimore dhe ushtrimet fizike ndihmojnë trupin dhe bëjnë që të keni më pak stres. Të qenit aktivë dhe energjikë ndihmon të keni mendje të kthjellët.

Mbani situatën nën kontroll

Në jetë ka një gjithnjë zgjidhje për çdo problem. Ndaj, në vend që të mbusheni me ankth, mbani  situatën nën kontroll! Sigurisht nuk po sugjerojmë që të bëni “grusht shteti” në punë. Mund ta nisni fare mirë duke vënë përpara punën që keni mbi tavolinë.

Gjeni kohë për të takuar miqtë

Të takuarit njerëz të tjerë ul stresin e akumuluar dhe në të njëjtën kohë ju ndihmon që të keni një tjetër këndvështrim për probleme të ndryshme. Sigurisht që të qeshurit është një tjetër ilaç tepër i rëndësishëm që gjendet lehtë tek miqtë e vërtetë.

Bëni pushim gjatë ditës

Nëse rrini gjatë gjithë ditës përpara kompjuterit, pa lëvizur fare nga vendi, ajo që do të arrini do të jetë më shumë stres e mbase edhe më pak punë. Është e këshillueshmë që gjatë ditës të merrni pushim 10 deri në 15 minuta.

Pranoni gjërat të cilat nuk i ndryshoni dot

Ky është një ndër rregullat kryesor për tu plakur në harmoni. Njohja dhe pranimi i gjërave për atë që janë dhe përqëndrimi tek çdogjë që ju keni nën kontroll është mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për të jetuar pa stres.

Menaxhoni kohën më mirë

Në vend që të humbi kohë duke biseduar në telefon apo në rrjete sociale gjatë orarit të punës, vendosni një rregull për gjithçka. Vendosni një lloj prioriteti tek gjërat që përbëjnë problem. Zgjidhni problemet e pastaj jepini kohë vetes për pak pushim.

Jini pozitiv

Doktorët sygjerojnë që në fund të ditës secili të shkruajë tre gjërat që shkuan mirë gjatë ditës dhe për të cilat është mirënjohës. Edhe nëse nuk e bëni këtë, mjafton të kujtoni shprehjen që “ka edhe më keq”!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-keshilla-per-njerezit-nervoze-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala