10 këshilla për nënat

Autori:Avdyl Pajaziti

I duam të vegjlit tanë dhe e urrejmë kur ata sëmuren. Në fund të fundit, asnjë nënë nuk dëshiron të shohë fëmijën e saj në dhimbje dhe do të bëjë çmos që t’i ndihmojë.

Përderisa çdo nënë i ka metodat e saj të provuara për të menaxhuar ënjtjet, gërvishtjet, ose sëmundjet që kaplojnë fëmijët, disa këshilla janë më të mira se të tjerat.

Nga zbutja e infeksionit të veshit deri tek kujdesi nga kruajtja, këto janë disa nga këshillat mjekësore që çdo nënë duhet t’i ketë parasysh.

Përcilleni dozën e ilaçit

Mos e humbni kohën e marrjes së ilaçit, pasi që do ndodheni në situatë konfuze dhe do pyesni “A e bëra këtë gjë?”. Krijoni orar në shishen e ilaçit që të shihni nëse i keni dhënë fëmijës suaj dozën e duhur në kohë.

Largoni dhimbjen kur fëmijës i dalin dhëmbët

Futeni një lugë në frigorifer me ngrirje, e pastaj jepjani foshnjës që ta thithë atë. I ftohti dhe presioni do e zvogëlojnë ënjtjen dhe do e ndalojnë dhimbjen që shkaktojnë dhëmbët që duan të dalin.

Lehtësoni dhimbjen e veshit

Nëse fëmija juaj vazhdimisht shkul veshin, provoni këtë gjë. Në një çorape të pastër vendosni kripë dhe disa pika vaj esencial. Pasi të ngrohet në temperaturë mesatare apo të ulët për 5 minuta, vendoseni çorapin në veshin e foshnjës, mineralet dhe nxehtësia do e zbusin dhimbjen.

Ëmbëlsoni fytin e lënduar

Shumë nëna betohen se kjo gjë funksionon. Kur fëmija ka fyt të lënduar, jepini alte të ëmbla për të ngrënë. Ndoshta ka të bëjë me xhelatinën, mirëpo është e dëshmuar se altet ndihmojnë.

“Ngrijeni” dhimbjen e dhëmbëve

Nëse goja e fëmijës ka dhimbje, do e humb edhe apetitin. Ekzistojnë receta për akullore me vlera të mira ushqyese, një gjë e tillë do e ushqente dhe do e zbuste dhimbjen.

Qetësoni djegien

Nëse foshnja juaj digjet, provoni këtë kombinim. Përzieni sasi të barabartë të sodës së bukës dhe uthullës, aplikoni përzierjen në pjesën e djegur.

Largoni ashklat pa dhimbje

Të largoni një ashkë, kombinoni sodën e bukës me pak ujë dhe shtrijeni në plagë. Mbulojeni me fashë dhe pas një ore do të mund të nxirrni ashklën me lehtësi jashtë.

Bëni të zhduket kollitja

Kollitja e fëmijës mund të mbajë tërë shtëpinë pa gjumë. Para se ta vendosni në shtrat, lyeni këmbët e foshnjës me krem mente, vishi çorape të trasha dhe do të jeni rehat.

“Lëpini” ilaçin

Ka mënyra të ndryshme t`i jepni fëmijës suaj ilaçin mirëpo kjo është e preferuara. Zhyteni një lëpirëse në ilaç dhe jepjani fëmijës suaj. Pas çdo lëpirje, zhyteni përsëri në ilaç derisa të përfundojë ilaçi, pastaj lëreni ta përfundojë lëpirësen.

Zbuteni djegien nga dielli

Për trajtimin përfundimtar të djegieve nga dielli, mbushni një tabaka akulli me aloa. Temperatura e ulët e kombinuar me ekstraktin zbutës të bimës do e largojë djegien menjëherë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-keshilla-per-nenat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala