10 ishujt më të bukur

Autori:Avdyl Pajaziti

Lesie Thomas, është autor i shumë librave rreth natyrës dhe ishujve. Ai na tregon dhjetëshen e tij të preferuar të ishujve.

  1. Nantucket, Massachusetts – ishte njëra prej vendeve më të pasura të Amerikës, i ndërtuar nga përfitimet e industrisë së vajit të balenës. Edhe sot, vazhdon të jetë prej vendeve të bukura me shtëpi prej tullave.
  2. Ujdhesat e Scilly, Angli – këto janë eskortat e Anglisë, një tufë e ishujve të vegjël. Ka shtëpi të bukura dhe pamje marramendëse.
  3. Saba, Holandë – gjatë viteve të udhëtimit të autorit, ai ka vizituar shumë vende në Karaibe, mirëpo më e pazakonshmja është ajo Saba, e cila është në 873 lartësi mbidetare. Është shtëpi e 1500 banorëve.
  4. Ishujt Kanare, Spanjë – Evropianët e vizitojnë këtë vend në dimër, që të mund të gjejnë pak diell. Temperaturat sillen rreth 21 gradë Celcius e deri në 25, gjatë Janarit dhe Shkurtit.
  5. Ujdhesa Faire, Skoci – ujdhesa Faire është ishulli më i mbyllur në Britani. Në të banojnë rreth 70 banorë, por qindra e mijëra zogj banojnë me ta. Shumica e vizitorëve që e vizitojnë këtë vend janë dashamirë të zogjve.
  6. Ishujt Lord Howe, Austarli – nga Sidnei për në ishujt Lord Hawe, me aeroplan mbërrin për dy orë e gjysmë, ndërsa me anije për disa ditë. Sido që të shkoni, ia vlen.
  7. Capri, Itali – këngët që janë shkruar për të, janë të sakta. Me ballkone të ngjyrosura me shumë ngjyra, në maje të ishullit mund të shikosh vullkanin e Vesuvius.
  8. Ishujt Channel, SHBA – edhe pse është afër Kalifornia-s, banorët e saj nuk e vizitojnë shpesh. Është vend i qetë, dhe me pamje të bukur.
  9. Tahiti, French Polynesia – ditë të sodit, udhëtarët të tregojnë që Tahiti nuk është më vendi përrallor. Përmban bukuri të hatashme, mirëpo nuk është ai që dikur ka qenë.
  10. Ishujt e detit Andaman, Tailandë – është prej vendeve që qëndrimi në të duket sikur ëndërr. Ka pamje mahnitëse, dhe llogaritet si parajsë tropikale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-ishujt-me-te-bukur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala