10 hotelet më të shtrenjta

Autori:Avdyl Pajaziti

 

The Richest ka përpiluar një listë me dhomat më të shtrenjta të hoteleve në gjithë botën.

  1. Royal Suite në Burj Al Arab – në këtë hotel çmimi për një natë është 22,900 dollarë. Në dhomë mund ti gjeni 17 lloje të jastëkave, shtrat që rrotullohet, Xhakuzi, shërbëtor dhe përdorim pa para të iPad-it të arit 24 karatësh.
  2. Presidental Suite në Ritz-Carlton, Tokyo – çmimi për një natë është 25,000 dollarë. Gjendet në katin e 53të në ndërtesën më të lartë të qytetit, dhe ka pamje mahnitëse. Ajo posedon një shtrat të stërmadh me çarçafë të firmës së njohur ‘Frette’, një strofull private, një dhomë të ushqimit që i zë 16 persona dhe një banjo me dush ujvarë.
  3. Royal Plaza në Plaza Hotel – me 30,000 dollarë për natë, ky hotel i famshëm në Neë York, ku janë bërë xhirimet e filmit të njohur Home Alone 2, përmban 3 dhoma të gjumit, 3 banjo, me pamnjë mahnitëse të Manhattan, dhe fontanës së njohur Pulitzer. Dekori, tekstili janë luksoze. Gjithashtu ka një dhomë argëtimi, dhomë të ndejës, një piano të madhe, dhomë të ushqimit për 12 persona dhe një biblotekë private.
  4. The Hiltop Estate në Laucala Island – me lokacion në Fiji, kërkohet një aplikacion special në mënyrë që të mund ti shijosh bukuritë 40,000 dollarëshe. Përmban ushqim special, mundësi për kalërim në plazhë, poashtu dhe një masazhë mirëseardhëse.
  5. Sky Villa në Palms Casino Resort – për 40,000 dollarë, në këtë hotel në Las Vegas mund të kalosh një natë të paharruar. Me 9,000 metra katrorë, kjo villë përfshin një xhakuzi për 12persona, që ka pamje drejt qytetit të Las Vegas-it, gjithashtu terasa private, një lift xhami privat, një dhomë ushtrimesh, dhomë masazhe, saunë dhe një shërbëtor në shërbim 24 orë.
  6. Royal Villa në Resort Lagonissi – me pamjë mahnitëse të detit Aegan, në këtë hotel të Athin-ës, nata kushton hiq më pak se 45,000 dollarë. Duke filluar nga pishina me ujë të nxehtë e cila është e përshtatshme për çdo mot, e deri me dush të avullit.
  7. Ty Warner Penthouse Suite në Four Seasons, Neë York – e rrethuar e gjitha në xham, e me pamje 360 shkallëshe. Vie gjithashtu me një dhomë zen (dhomë që paraqet pamje të bukura të natyrës), një dhomë me trajtim spa, një librari të madhe, audio sistem i padukshëm, dhe një shofer me Rolls Royce. Ka kushtuar 50 milion për ndërtim, ndërsa nata është 45,000 dollarë.
  8. Presidential Suite në Grand Hyatt Martinez Cannes – nata në këtë vend kushton 51,800 dollarë. Ka 4 dhoma të fjetjes, 2 salla të pritjes dhe dhoma për ushqim, dy dhoma mësimi, dy sauna dhe katër banjo.
  9. Shahi Mahal Suite në Raj Palace – në Jaipur, Indi, në Raj Palace-n luksoz dhoma kushton 60,000 dollarë. Me 6 dhoma, musafirët shijojnë një librari, një teatër privat, një dhomë astrologjie, dhe stafin e kuzhinës private.
  10. Royal Penthouse në Hotel President Wilson – me lokacion në Gjenvë, dhoma kushton 83,200 dollarë. Përmban 12 dhoma gjumi, 12 banjo mermeri. Gjithashtu ka një terasë me pamje kah Alpet Zvicrane dhe lumit të Gjenevës. Gjitashtu mysafiri i jepet një staf prej shërbëtorëve, kuzhinierëve, në mënyrë që të sigurohen se ke gjithçka që të nevojitet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-hotelet-me-te-shtrenjta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala