10 hapat e mirë për jetën që ju ka mbetur

Autori:Avdyl Pajaziti

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë mund të bëni në një moment të caktuar për të përmirësuar gjithë pjesën e mbetur të jetës tuaj? Nëse po, përgjigjen e gjeni në këtë artikull.

Në Quora, një rrjet social informacionesh (ku përdoruesit mund të publikojnë pyetje dhe përgjigje për çdo argument), një student 23-vjeçar ka shtruar pyetjen: “A ka ndonjë gjë që mund të bëjmë tani, por që mund të na ndihmojë për pesë vitet e ardhshme?”. Pas kësaj pyetjeje vërshuan një mori përgjigjesh, mes të cilave edhe ajo e shkruar nga Andy Giroux, bashkëpunëtor i Quora, që mbahet ndër të tjera dhe si sajti më i preferuar i italianëve.

 Bëni ushtrime fizike, sidomos në mëngjes. Do t’ju ndihmojë në mënyra të ndryshme. Do të flini më mirë natën dhe do të jeni më aktiv ditën. Do t’iu ndihmojë të aktivizoheni, ndërsa gjaku do të qarkullojë më mirë nëpër vena. Gjithashtu, ju kështu do të luftoni më mirë stresin. Ushtrimet fizike kanë me të vërtetë shumë avantazhe.

– Mos thoni “Do ta bëj nesër” ose “nuk kam kohë”. Ajo “nesër” transformohet në një kohë të pafund që nuk vjen kurrë. Ndërsa 95-99% e personave të cilët thonë këtë fjali në të vërtetë janë përtacë.

– Mos gjeni justifikime, por reagoni. Nëse keni diçka për të bërë, qoftë ajo argëtuese, një eksperiencë e re ose diçka që ju bën të ndiheni mirë, atëherë bëjeni.

– Lexoni. Dilni pak nga interneti; mjaft më duke lexuar artikuj me tre paragrafë pa ndonjë kuptim…por lexoni diçka domethënëse në të cilën mund të gjeni veten apo që mund t’ju frymëzojë. Kjo do t’u ndihmojë mbi të gjitha të pasuroni fjalorin tuaj.

-Kurseni në mënyrën më të mirë. Në 5 ose 10 vitet e ardhshme do të jeni të gëzuar që keni bërë diçka të tillë.

-Mos mbani mëri dhe as mos mblidhni urrejtje. Mërzia dhe urrejtja kërkon shumë energji, ndaj më mirë mos e ndieni atë. Madje, edhe nëse ndokush kërkon të ngjallë ndjenja negative te ju, injorojeni me indiferentizëm.

-Qeshni dhe buzëqeshni, gjithmonë. Edhe nëse dita ju nis keq, mos harroi të vini buzën tuaj në gaz. Kështu do të mendoni zgjedhjet më të bukura dhe më të shpejta për ta përmirësuar atë.

-Ndaluni dhe relaksohuni. Kjo është një e mirë e cila do t’ju përmirësojë shumë si njeri. Ndaj, “rikarikoni bateritë”.

-Jini mirënjohës dhe falënderues. Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të kuptoni se sa me fat që jeni, sepse problemet e përditshme ju bëjnë ta harroni këtë fakt. Kështu që reflektoni herë pas herë mbi ato se çfarë keni dhe jeni. Ekziston gjithmonë dikush i cili është më keq sesa ju! Mos e harroni.

-Dhe së fundmi jini edhe pak fëmijë. Kjo përmbledh shumë nga këshillat e sipërpërmendura. Të qenët fëmijë do të thotë të jetoni si ata. Jini të hapur ndaj botës me një “injorancë” të gëzueshme!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-hapat-e-mire-per-jeten-qe-ju-ka-mbetur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala