10 hapa si të gjesh punë pa eksperiencë

- Përqafoje realitetin tënd – në qoftë se po aplikon për punë e cila është e nivelit fillestar, shumë prej njerëzve nuk presin që ti të shkosh me rezyme të mbushur me eksperiencë. Por, pranoje jo-eksperiencën tënde, dhe përdore atë si motivim për të mësuar.
- Zbuloji aftësitë tua – Ndërtoje një listë me aftësitë e tua të cilat ti i posedon për atë punë: psh, aftësi kompjuterike, aftësi komunikimi, aftësi kërkimi. Me çka do tu shërbesh njerëzve ?
- Analizo – kur të vendosësh të aplikosh për punën e caktuar, ti duhet të kesh arsye të besosh që mund ta bësh këtë punë. Kalo kohë duke e analizuar këtë gjë. Çfarë eksperience formale apo jo-formale ke, apo çfarë tipare ke, që të bën të vlefshëm në atë punë?
- Theksoi “aftësitë e buta” – aftësitë e buta konsiderohen, afërsia me njerëz, shoqërimi me ta, dhe i gatshëm të bashkëpunosh. Bëji këto aftësi të vërehen.
- Dija vlerën vetes – ndoshta nuk i ke vitet e eksperiencës, por çfarë tjetër përmban ti për të demonstruar se ja vlen të jesh njeriu adekuat për atë punë?
- Balancoje vetëbesimin me mendjen e fillestarit – vetëbesimi është i rëndësishëm, por duhet të lidhet me përulësi dhe modesti – vulat e mendjes së fillestarit. Tregoju se mund ta bësh punën, por gjithashtu jep sinjale se je i gatshëm të marrësh mësim.
- Fillo të vullnetarizohesh – në qoftë se nuk mund të gjesh punë, fillo puno pa para. Jo vetëm që do fitosh eksperiencë, por do të ndërtosh një lidhje e cila mund të mundësojë të gjesh punë.
- Lidhja – krijimi i lidhjes personale është një rrugë e besueshme drejt një pune të shkëlqyer tek çdo stazh i jetës. Lidhu me këdo që njeh në çfarëdo mundësie që të jepet, qoftë ajo përmes rrjeteve sociale apo në cilën do mënyrë.
- Vazhdo të mësosh – ndoshta arsyeja kryesore pse nuk e gjen punën e dëshiruar është eksperienca. Në qoftë se ke interesim për ligjin, atëherë vazhdo shkollimin juridik. Por edhe jashtë aspektit mësimor, gjej mënyra që të zgjerosh bazën tënde të dijes – bëhu pjesë e kurseve online, apo thjesht lexo diçka.
- Bëhu real – kërko punë e cila është për ty. Në një treg punë që është i mbushur me aplikant të arritur profesionalisht, me kujdes zgjedhe punën në të cilën mund ta tregosh veten.