10 gjërat që nuk i keni ditur pë Alessandro Pato

Autori:Avdyl Pajaziti

1) Në një mëngjes në vitin 2008, Pato i kërkoi kushëririt që ta çonte sa më shpejt me makinë në Novara se kishte provimin për patentën. Ky i fundit, nga nxitimi, gabon daljen në autostradë dhe Pato përfundon duke e dhënë provimin një muaj më vonë.

2) Kur ishte fëmijë, në lojërat elektronike me futboll, merrte gjithmonë në skuadër Del Pieron, lojtarin e tij të preferuar.

3) Në dy ditët e para si turist në Itali ka qenë në qytetin e Veronës, ku ka qëndruar për shumë kohë duke parë ballkonin e famshëm të Romeos dhe Xhuljetës.

4) Para se të hynte në teatrin “La Scala”, përkrah Barbara Berluskonit, nuk e dinte çfarë ishte muzika lirike. Në fillimin e shfaqjes bleu librat shpjegues për të studiuar operat.

5) Ëndrra e tij në sirtar është të blejë një ishull.

6) I bërë kurioz rreth personazhit, edhe për faktin se në dhomat e zhveshjeve po përmendej shumë, bleu një libër rreth Barak Obama. E zuri gjumi në minutën e 10-të të leximit.

7) Kërcen shumë keq dhe shokët tallen më të: është braziliani i vetëm pa sensin e ritmit. Është bërë e famshme (dhe për gjynah) videoja e tij kur kërcen në tren bashkë me Robinjo dhe Tiago Silva nën tingujt e “Ai se eu te pego”.

8) Pato thotë: “Mbrojtësi më i mirë që kam përballuar në Itali është Fabiano Santakroçe”.

9) Dreka e parë në Milanelo: tre lloje të ndryshme gatimi makaronash. Trajneri Ançeloti është afruar, e ka larguar nga pjesa tjetër e ekipit dhe i ka bërë dy orë leksion mbi kuzhinën italiane.

10) Që kur ka mbërritur në Itali është zgjatur 8 centimetra dhe ka shtuar 8 kilogram.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjerat-qe-nuk-i-keni-ditur-pe-alessandro-pato/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala