10 gjërat që na ndihmojnë të gjejmë lumturinë!

Autori:Avdyl Pajaziti

Thonë që lumturia e vërtetë nuk ekziston. Mirëpo, disa studiues, pas humultimeve të kryera, kanë dalë në përfundimin se ka të paktën 10 gjëra që na bëjnë të gjejmë lumturinë, apo qoftë vetëm të ndihemi të lumtur.

Ja se cilat janë ato:

1.Moti i mirë – Nëse dalim dhe gjejmë diellin që shndërrin, moti i mirë na dhuron menjëherë një ndjesi lumturie.

2.Familja jonë – Njerëzit e dashur do të na qëndrojnë gjithmonë afër, në momentet pozitive, apo edhe negative. Kjo na jep një farë lumturie.

3.Të ngrënit mirë – E kush nuk do të donte të hante ushqimet e preferuara bashkë me njerëzit që duam? Një ëmbëlsirë, apo një gjellë e shijshme, na dhurojnë gjithmonë buzëqeshje.

4.Buzëqeshja – Kërkojmë t’u japim të tjerëve buzëqeshje, por nëse e bëjmë këtë, ndihem të gëzuar edhe neve.

5.Hobi i preferuar – Të bësh sport, të lexosh një libër, apo të kultivosh pasionin tënd, kjo është një arsye lumturie.

6.Të ndash me të tjerët – Asgjë nuk sjell gëzim më shumë sesa të lumturosh të tjerët, duke ndarë diçka me ata.

7.Të qenit optimist –  Një sfidë ndonjëherë e vështirë, por të pasurit besim në të ardhmen është mënyra më e mirë për të bërë rezistencë.

8.Shëndeti i plotë – E kemi parasysh çdo ditë sesa e bukur dhe e gëzueshme është të jesh i shëndetshëm.

9.Kurioziteti – Të qenit të hapur për përvoja të reja dhuron gjithmonë ndjesi, shpesh, pozitive.

10.Liria – Jeta na dhuron më kënaqësi, nëse jemi vetë neve që përpiqemi të përcaktojmë rrugëtimin tonë dhe jo të tjerët për ne.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjerat-qe-na-ndihmojne-te-gjejme-lumturine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala