10 gjërat që mund të jenë ngacmuese për lëkurën tuaj

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse jeni të ballafaquara me probleme shëndetësore dhe të përgjithshme të lëkurës suaj, hidhni një sy në listën e mëposhtme dhe kuptoje keqbërësin e mundshëm të lëkurës suaj.

 Tonerët me bazë alkoolike

Pasiqë janë të njohur se e thajnë lëkurën, përdorimi i vazhdueshëm i alkoolit është shkaku kryesor i lëkurës së ndjeshme.

 Pastruese të bëra nga lëvozhgat e arrës

Skajet e egra të lëvozhgave të thyera të arrës kanë skaje mjaft të ashpra për t`ju shkaktuar probleme me lëkurën tuaj të ndijshme. Shmangeni me çdo kusht!

Leshi

Gjithçka e bërë nga leshi ekspozon lëkurën tuaj ndaj puçrrave dhe kruarjeve, dendësia e saj e trashë nuk është kurrë e mirë për lëkurën tuaj.

Zbutësit i rrobave dhe pallopat e lagrua

Pasiqë janë të përbëra nga kimikatet, sipas të gjitha gjasave janë ngacmues të lëkurës.

 Ushqim pikant

Pasiqë ngrënia e ushqimit pikant shkakton ngritje të temperaturës trupore, personat e prirur për rosacea zakonisht përjetojnë ngacmim të lëkurës.

Nxehtësia

Temperatura përreth shkakton puçrra, kruajtje dhe gjendje të tjera të lëkurës. Sidoqoftë moti i nxehtë shkakton hapjen e poreveë lëkurës dhe përmirëson qarkullimin, pini sasinë e mjaftueshme të ujit dhe mbahuni e hidratuar.

Ushqim i pasur me kripë

Fryerja ndodh nëse trupi merr tepër ujë, kripa promovon konsumimin e tepërt të ujit në trup. Kur kjo ndodh, ka tendencë të thajë lëkurën.

Vajguri

Hidratuesit përmbajnë vajguri si një nga përbërësit më të zakonshëm. Një nga xhelet më të përdorura të vajgurit ështVazelina.

Aromat

Një nga shprehitë më të zakonshme të provimit të aromave të reja është spërkatja e produktit drejtë në lëkurë. Sikurse zbutësit e pëlhurës, aromat janë përplot me kimikate që kanë tendencë të ngacmojnë lëkurën.

Sapuni

Uji dhe përdorimi i sapuni eliminon hidratimin e lëkurës, gjë që shkakton lëkurë të thatë dhe lehtë të irritueshme.

Është më mirë t`i mbani këto irritues larg lëkurës suaj dhe të zgjedhni alternativa më të mira. Kujdesuni mirë për lëkurën tuaj, konsumoni ushqimet e duhura. Në këtë mënyrë do të jeni të shëndetshme nga brenda./femra.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjerat-qe-mund-te-jene-ngacmuese-per-lekuren-tuaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala