10 gjërat që liderët nuk i tolerojnë

Autori:Avdyl Pajaziti

  1. Pandershmëria – jetesa e një jete të ndershme të lejon ty të jesh në paqe me të tjerët dhe veten. Pandershmëria imponon një realitet të rrejshëm në jetën tënde dhe të atyre rreth teje.
  2. Mërzia – njerëzit e suksesshëm në përgjithësi janë duke eksploruar diçka të re. Jeta është shumë e shkurtë për inaktivitet.
  3. Negativiteti – çdo mendim negativ të largon nga dhënja e më të mirës. Në qoftë se e vëren veten duke u ankuar, në vetvete apo tek dikush tjetër, gjeje një mënyrë që të ndalesh.
  4. Mjedisi jo i mirë – në shtëpi apo në punë, një mjedis jo i mirë do të bënte të ndihesh keq. Në qoftë se mjedisi nuk të bën të ndjehesh mirë, të bën të lodhur apo të mbush me tmerr, largohu nga aty.
  5. Jo-organizimi – rrëmuja dhe çrregullimi shkaktojnë stres dhe ndikojnë në mirëqenien emocionale dhe mentale.
  6. Joshëndetshmëria – ushqimi jo i shëndetshëm, lidhja jo e shëndetshme, kujdes nga këto. Përkujtoja vetes se ti meriton më mirë, dhe jepi vetes atë.
  7. Keqardhja – të jemi bërë pishman për diçka, por nuk mund të vazhdosh në të ardhmen në qoftë se je duke jetuar në të kaluarën. Mëso nga ajo dhe vazhdoje jetën.
  8. Mosrespektimi – lidhjet janë zemra e suksesit, dhe respekti është në zemër të lidhjeve të mira. Mosrespektimi – në çfardo forme apo pa marrur parasysh kundrejt kujt është – është njëra prej forcave më destruktive që mund ta kesh.
  9. Zemërimi – të gjithë ndihemi të nervozuar, por mbajtja e zemërimit është paralizuese dhe nuk arrihet asgjë. Mëso ta shfryhesh zemërimin në probleme dhe jo njerëz.
  10. Kontrolli – mos u shqetëso për gjërat që nuk mund ti kontrollosh. Fokusoje energjinë aty ku mund të bëjë mirë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjerat-qe-lideret-nuk-i-tolerojne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala