10 gjërat që i bëni në Facebook e që tjerëve iu pengon (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumë nga ne e kemi dikë të familjes apo shoqërisë në Facebook i cili vazhdimisht poston gjëra të cilat neve na bëjnë që të mos na pëlqejë më ai person.

Sidoqoftë, gjasat janë të mëdha që ndonjëherë edhe ne të jemi ai personi i bezdisshëm por që nuk e dimë këtë.

Prandaj, lajmi.net e sjell për ju listën e X gjërave që i bëjmë ne në Facebook e që na bëjnë të dukemi si persona të bezdisshëm tek shokët tanë të këtij rrjeti social.

Kjo është lista:

1) Ju dërgoni miqve tuaj në Facebook ftesa për lojëra

2) Shpërndani fotografi të cilat kanë përshkrimin “Nëse nuk e bëni share këtë, diçka e keqe do ju ndodhë brenda 7 ditëve”

3) Ju I Shkruani Postimet Kështu

4) OsE ndOnjëHeRë eDhe KëShtu

5) E ndryshoni foton tuaj të profilit çdo ditë

6) Ju postoni shumë fotografi të fëmijës suaj

7) Ju shpërndani statuse të këtij lloji “ 1 like = 1 dollar për fëmijën e sëmurë”, edhe pse e dini që këto janë gënjeshtra

8) Ju i postoni të paktën 2 selfie në javë

9) Ju shkruani statuse apo shpërndani foto me të cilat të gjithë e kuptojnë se po i drejtoheni ish të dashurit/dashurës

10) Ju bëni foto të ushqimit që po hani dhe e ngarkoni atë në Facebook

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjerat-qe-i-beni-ne-facebook-e-qe-tjereve-iu-pengon-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala