10 gjërat që i bëjnë njerëzit të lumtur

Autori:Avdyl Pajaziti

  • Ata jetojnë në të tashmen – njerëzit e suksesshëm e përqafojnë të tashmen. Ata e evitojnë ‘jetesën’ në të kaluarën dhe përqendrohen në të ardhmen. Ata janë thellë të involvuar me gjërat që janë duke i bërë tani. Ata kënaqen me atë çfarë po ndodhë në jetën e tyre të tanishme.
  • Janë të mirë me njerëz – njerëzit e suksesshëm e adaptojnë mirësinë si shprehi. Ata kultivojnë ndjenja të mira dhe pozitive në jetën e tyre. Ata zhvillojnë lidhje të fuqishme si shkak i mirësisë së tyre. Ata e dinë se mirësia është e shëndetshme për mendjen dhe qenien e tyre.
  • Ëndërrojnë të madhen – njerëzit e suksesshëm janë optimist. Ata përmbahen nga vendosja e limiteve në veten e tyre sepse i dinë mundësitë dhe talentet e tyre. Ata kanë vetëbesim rreth fuqisë së tyre për të përmbushur thuajse të gjitha gjërat që i dëshirojnë në jetë.
  • Flasin mirë për të tjerët – ruhen nga përgojimi dhe nga të folurit negativisht për të tjerët. Ata fokusohen në qëndrimin pozitiv duke i ngritur të tjerët.
  • Janë falënderues për atë që kanë – njerëzit e suksesshëm shfrytëzojnë fuqinë e mirënjohjes. Ata shprehin falënderimin tek të tjerët dhe tek vetvetja. Ata e konsiderojnë falënderimin si energji pozitive në jetën e tyre.
  • Falin të tjerët – njerëzit e suksesshëm nuk bien pre e zilisë. Ata i largohen ndjenjave dhe emocioneve negative që qëndrojnë në rrugën e tyre drejt suksesit. Ata i falin njerëzit të cilët i kanë ofenduar ata, e gjitha kjo në mënyrë që ti mbushin jetët e tyre me pozitiviet.
  • E rrethojnë vetveten me njerëz të lumtur – njerëzit e tillë i zgjedhin lidhjet shoqërore mençur. Ata kanë synim shtimin e vlerave në jetën e tyre. Ata e kanë kuptuar se qëndrimi me njerëzit e lumtur, sjell lumturi në jetën e tyre.
  • Qëndrojnë të vërtetë kundrejt vetes së tyre – ata besojnë në veten e tyre. Ata janë të sinqertë dhe i ndjekin dëshirat dhe ëndrrat e tyre.
  • Janë të sinqertë – njerëzit e suksesshëm janë të drejtë me veten dhe të tjerët. Ata i dinë pasojat e gënjeshtrës, dhe çfarë dëmi mund ti bëjnë vetës dhe të tjerëve, si në aspektin profesional poashtu edhe në atë personal.
  • Mësojnë gjëra të reja – ata janë njerëz të kënaqur pasi që janë nxënës gjatë tërë jetës së tyre. Ata mësojnë gjëra me të cilat synojnë perfeksionimin e vetes dhe punës që bëjnë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjerat-qe-i-bejne-njerezit-te-lumtur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala