10 gjërat më të bukura që mund të gjesh në fund të detit

Autori:Avdyl Pajaziti

Fotografitë e relikave në thellësitë e deteve janë vërtetë të bukura, nuk ka të bëjë me imazhe të prodhuara nga teknologjitë e fundit, por me shkrepje nga bota e detit. Këto fotografi fshehin peizazhe të një realiteti që e ëndërrojmë në momentet e pushimit.

TITANIK

Titaniku në Kanada – Nuk mundet të mungojë një nga relikat më të famshme në botë, që për miliona adoleshentë të viteve ’90 u bë simboli i një prej historive më të bukura të dashurisë! U deshën 10 vite për të ndërtuar Titanikun, ndërsa ajo u fundos në vitin 1912 për shkak të përplasjes me një ajsberg. Incidenti provokoi vdekjen e më shumë se gjysmës së pasagjerëve.

Capture2

Coolidge në arkipelagun oqeanik – E quajtur ndryshe Presidenti Coolidge, anija në fjalë është një nga më të gjatat në botë. E ndërtuar në vitin 1993, ajo paraqiste një transatlantike luksi prej 200 metrash gjatësi. Kryesisht u përdor si anije ushtarake, por pas disa vitesh u fundos për shkak të shpërthimit të disa minave. Ndërsa sot, ajo përbën një atraksion të mrekullueshëm dhe gjendet në Espiritu Santo (Shpirtin e Shenjtë), një ishull në arkipelagun oqeanik.

Capture3Coln në Skoci – Anija e fundosur Coln, është një destinacion i mirë për zhytësit e patrembur. Ajo gjendet 36 metra e thellë në ujërat e ftohta skoceze, ku edhe gjatë muajve të nxehtë të vitit temperaturat nuk shkojnë më shumë se 15 gradë. Ajo u përdor për nevojat e Luftës së Parë Botërore, derisa u braktis në brigjet e Skocisë.

Capture4Generale Hoyt Vandenberg në Florida – Anija u përurua me udhëtimin në vitin 1943 për marinën ushtarake, duke transportuar ushtarë përmes Oqeanit Atlantik. Gjatësia e saj arrin në  160 metra. Ndërkohë, në vitin 1993 u përdor për xhirimet e një filmi të zhanrit fantashkencë.

Capture5San Francisko Maru në Mikronezi – Më 1943, anija po udhëtonte në ujërat e Mikronezisë kur papritmas u godit nga një minë. Që prej asaj kohe, relikja prej 135 metrash gjatësi gjendet në thellësinë e Oqeanit Paqësor dhe është një nga më spektakolaret.

Capture6Thistlegorm në Detin e Kuq – Thistlegorm zë vendin e relikeve më të pasura të këtij klasifikimi të veçantë: e fundosur në Detin e Kuq vetëm pas një viti nga përurimi, gjatë një udhëtimi që transportonte mallra nga Anglia drejt Afrikës së Veriut. Pjesa më e madhe e saj është ende e paprekur që nga viti 1940.

Capture7Yongala në Australi – Kjo anije prej 107 metrash u përmbyt rreth 30 metra larg nga bregu australian. Në të jetojnë peshq të shumtë të bardhë, gjarpërinj detesh, breshka etj. Anija u fundos bashkë me pasagjerët në vitin 1911 prej një cikloni të madh. Mbetjet e saj u gjetën vetëm 40 vjet më vonë.

Capture8Eduard Bohlen në Afrikë – Kjo relike nuk gjendet poshtë ujit, por gjithsesi nuk është e lehtë për ta vizituar: autori i fotografisë ka thënë se për ta parë iu desh të merrte një licencë dhe të shoqërohej nga një guidë në bordin e një automjeti të veçantë. Edhe kjo relike prej 95 metrash është vërtet mbresëlënëse: ajo gjendet 800 metra larg nga plazhi.

Capture9Cormoran në Mikronezi – Kjo anije është shumë pranë relikes së “San Francisko Maru”, e cila gjendet e renditur më lart. Nuk bëhet fjalë vetëm për një anije të madhe prej 88 metrash gjatësi, por vlen të përmendet se vendi ku ajo gjendet është i vizitueshëm nga shumë të pasionuar të historisë. Cormoran u përmbyt në vitin 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1975 ajo u bë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Vendeve Historike.

Capture1Kittiwake në Ishujt Cayman (Kajman) – Ka qenë një anije e përdorur nga marina amerikane për misione nëndetëse shpëtimi. Zyrtarisht Kittiwake doli “në pension” në vitin 1994. Ajo u transferua në Ishujt Cayman (Kajman) për qëllime turistike, ndërsa më pas u fundos në vitin 2011 në ujërat e plazhit “Seven Mile”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjerat-me-te-bukura-qe-mund-te-gjesh-ne-fund-te-detit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala