10 gjërat më të bukura në Kanada

Autori:Avdyl Pajaziti

Çdo shtet ka disa karakteristika për të cilat është më tepër i njohur. Më poshtë do ju paraqesim një pjesë të karakteristikave më të njohura të Kanadasë.

Kanadaja është një komb, i cili është i rrethuar nga bukuri të rralla natyrore, prosperitet të mjaftueshëm dhe talente të mëdha. Popullsia e Kanadasë është qindra herë më e madhe se sa shtrirja e saj gjeografike.

Por Kanadaja është shumë më tepër se sa një dhomë e thellë, rrugë të mira, banka të respektuara, pamje të mrekullueshme të ujëvarës së Niagarës, raportimet e shpejta të mediave apo se sa një kryetar bashkie, i cili pi duhan. Ky vend vërtetë mund të mburret për të gjitha gjërat që posedon.

Ja dhjetë gjërat që kanadezët dinë të bëjnë më mirë dhe janë më të njohur:

1-Të kërkosh të falur

Në çdo vend të botës dëgjon shpesh të të kërkojnë të falur në mënyra të ndryshme, por Kanadaja mban rekord për këtë gjë. Në çdo cep të Kanadasë dëgjon “më fal” në një mënyrë tepër të sjellshme.

2-Liqenet dhe shtëpitë jashtë qytetit

Kanadaja është shteti, i cili ka më shumë liqene se çdo shtet tjetër. Numërohen rreth tre milionë liqene në të gjithë Kanadanë, ku vetëm provinca e Otarios numëron rreth 250 mijë të tillë.

3-Të qëndrosh në vendet ku bëhen shfaqje

Kanadaja është vendi ku xhirohen më tepër shfaqje të Hollivudit.

4-Ajri

Sipas studimit të fundit, të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetit, Kanadaja renditet në vendin e tretë, për nga pastërtia e ajrit.

5-Humori

Kanadezët njihen si njerëz tepër të qeshur dhe me sens humori. U pëlqen shpesh të bëjnë batuta dhe të qeshin.

6-Çokollatat e mëdha

Çokollatat në Kanada janë më të mëdha se në çdo vend tjetër të botës, si dhe më me shumë kalori.

7-Vendet ku mund të bësh ski

Në Kanada ndodhen vendet më të bukura dhe më të përshtatshme për të bërë ski. Ndër to mund të përmenden: Colorado, Utah, Wyoming dhe Vermont, ku shkojnë me mijëra njerëz për të bërë ski.

8-Marka kombëtare

Asnjë markë nuk është aq e bukur sa gjethja e panjës në Kanada, më të cilën kanadezët identifikohen.

9-Ushqimi në autostrada

Bën udhëtime të gjata dhe ju merr uria? Atëherë mund të ndaloni në restorante të tilla si “Alberta” ose “Manitoba”, pasi aty mund të gjeni ushqim shumë të shijshëm.

10-Fjalë dhe terma të mrekullueshme

Kanadezët përdorin fjalë shumë të bukura për të emërtuar ose shprehur gjerat. Për shembull, monedhës dy dollar ata i thonë “Toonies” ose në qoftë se dikush bën ndonjë budallallëk ata thonë “given the gears”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjerat-me-te-bukura-ne-kanada/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala