10 gjera të çuditshme që na bëjnë me humor të keq

Pyesni ndonjëherë veten se pse jeni te irrituar e te dëshpëruar kur nuk keni arsye? Ka disa detaje banale te cilat mund te jene përgjegjëse për këtë humor te keq.
Intolerancat ushqimore
Përveç alergjive, te vjellave dhe problemeve te tjera fizike, ato mund te sjellin edhe irritim, ndryshime te humorit, ulje përqendrimi, agresivitet, nervozizëm dhe hiperaktivitet.
Dekorimi i shtëpisë
Mjedisi ku jetoni ndonjëherë mund t’ia acaroje se tepërmi. Dekorimi, por edhe ngjyrat mund te jene përgjegjëse. E kuqja për shembull do ju irritoje dhe do ju beje armiqësore. E verdha ju sjell lumturinë, ndërsa bluja do ju relaksoje.
Promocionet profesionale
Ndryshe nga sa mund te mendohet, studimet tregojnë se ndonjëherë promocionet ne pune mund te sjellin stres. Shëndeti mendor dobësohet me 10%.
Drita gjate gjumit
Nëse ndërkohë qe shihni televizor apo lexoni një libër ju zë gjumi me llambën ndezur, ka rrezik qe te nesërmen te zgjidheni me humor te keq. Studimet kane treguar se kjo drite mund te ndaloje sekretimin e melatonines, hormonit përgjegjës për humorin.
Mungesat ushqimore
Mungesa e vitaminës D, B dhe omega-3 mund te krijoje ndjesi depresive dhe ankthi do shtohet.
Miqtë
Humori i mire apo i keq mund te jete ngjitës, kështu qe nëse miqtë me te cilët qëndroni nuk ndihen mire kjo do transmetohet edhe tek ju.
Netët e shkurtra
Sipas studimeve, mungesa e gjumit mund te sjelle humorin e keq. Nga ana tjetër kjo mund t’iu beje edhe me depresive.
Pilulat
Një studim ka treguar se femrat qe pine pilula kane dy here me shume rrezik te ndihen te trishtuara.
Cigarja
Përveç sëmundjeve qe mund te shkaktoje, cigarja mund te dëmtojnë edhe shëndetin mendor. Duhanpirësit mund te preken me tepër nga depresioni.
Drita e diellit
Nuk është vetëm koha e zymte ajo qe mund t’iu beje te ndiheni me humor te keq. Edhe drita e forte e diellit mund te beje te njëjtën gjë dhe mund te jete vërtet e rrezikshme, duke sjelle edhe pagjumësinë apo mungesën e oreksit.