10 gjëra që nuk i keni ditur për Hitlerin

Autori:Avdyl Pajaziti

Këto janë disa fakte interesante rreth liderit nazist që ju nuk i dini:

  1. Nominimi për çmimin Nobel për Paqe

Hitleri në 1939 u nominua për Çmimin Nobel për Paqe nga Erik Brandt, anëtar i Parlamentit të Suedisë. Në fakt, ai ishte një anti-fashist dhe vetë emërimi ishte një shaka, dhe sarkazma e tij nuk e mori miratimin.

  1. E dashura e tij a parë ishte një çifute

Në moshën 16 vjeçare, Adolfi kishte shkruar shumë këngë dashurie dedikuar për një vajzë çifute, por atë kurrë nuk e kishte takuar. Historianët thonë se për shkak të kësaj dashurie “të humbur”, ai edhe kreu vetëvrasjen.

  1. Kishte “shpikur” kukullat seksi

Urdhëroi që të krijohen kukulla të cilat ushtarët mund t’i fusnin në çanta, pasi që luftëtarët gjermanë shpesh ishin të prekur nga sifilisi për shkak të kontaktit me prostitutat franceze.

  1. Kishte udhëhequr fushatën kundër duhanit

Kjo fushatë naziste nuk e ka lejuar pirjen e duhanit në transportin publik, dhe ushtarët kishin organizuar leksione mbi rreziqet e pirjes së duhanit.

  1. Ishte vegjetarian

Hitleri shprehimisht kishte ndaluar mizoritë ndaj kafshëve dhe kishte kufizuar gjuetinë e tyre dhe testimin e ilaçeve tek ato.

  1. Kur ishte fëmijë ishte shpëtuar nga një prift

Kur ishte vetëm katër vjeç, Hitleri ishte shpëtuar nga një djalë. Ai ishte hedhur në një ujë shumë të ftohtë dhe i shpëtoi jetën e tij. Më vonë, ai ishte një prift dhe për tërë jetën ishte penduar pse e kishte shpëtuar udhëheqësin e nazizmit.

  1. Ushtari britanik i kishte shpëtuar jetën

Një ushtar britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore e shpëtoi Hitlerin edhe pse ai kishte urdhra për ta vrarë atë. Hitleri më vonë gjeti një artikull gazete në lidhje me një ushtar të quajtur Henry, të cilin e kishte ruajtur në arkivat e tij.

  1. Deshi të ndërtonte “Muzeun e racës së shuar”

Ai planifikoi të mblidhte mijëra objekte që i përkisnin çifutëve dhe me to të bëjë këtë muze, pas luftës. Mbledhja e 200,000 objekteve është e fotografuar dhe e regjistruar nëpër libra.

  1. Kurrë nuk ka hyrë në ndonjë kamp përqendrimi

Gjithmonë ka qëndruar larg punëve të pista dhe kurrë nuk ka qenë në kampe. Kishte lëshuar urdhra qetë dhe kurrë nuk ka lënë gjurmë të shkruara të urdhrave për vrasjet dhe gjenocidin.

10.Kishte vetëm një testis

Në një betejë ai u plagos ku ai pësoi lëndime në stomak dhe pjesët intime të trupit. Si pasojë kishte mbetur edhe pa një testis, gjë që e kishin konfirmuar edhe mjekët e luftës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjera-qe-nuk-i-keni-ditur-per-hitlerin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala