10 gjëra që nuk blihen me para

Autori:Avdyl Pajaziti

Shumica mendojnë se lumturia dhe pasuria janë të lidhura ngushtë, por ka edhe disa gjëra që janë të vleshme dhe nuk mund të blehen përmes pasurisë. Më poshtë mund t’i lexoni dhjetë gjëra që e bëjnë njeriun të lumtur, por asnjëra nuk mund të blihet me para.

1. Vlera e jetës Në këtë jetë dinamike, duhet ditur se punët më të thjeshta na bëjnë me të gëzuar. Fakti se ne jemi gjallë është një mrekulli në vete.

2. Shëndeti Çdoherë që mendoni për varfërinë apo për ndonjë dëshprim, duhet t’i kujtoni se shumë njerëz që kanë miliona vdesin nga sëmundjet e ndryshme që nuk kanë shërim.

3. Qëllimi Nuk ka asgjë më të dobishme sesa të ndodh diçka që e kemi si qëllim jetësor.

4. Miqësia Për shkak të numrit të madh të obligimeve, është shumë e lehtë për të humbur kontakt me miqtë. Pra, është gjë jetësore që të keni disa miqë që të përkrahin kur je i lirë por edhe kur je në kohën më të vështirë.

5. Familja Nëse ju keni një marrëdhënie të mirë me familjen tuaj, atëherë ju keni një gjë të paçmuar në jetë.

6. Besimi Ndjenja e sigurisë që ju mund të mbështeteni në veten tuaj nuk mund të blehet apo të arrihet, kjo është edhe një aspekt për arritjen e lumturisë.

7. Komuniteti Nëse keni mbështetjen e një grupi më të madh të njerëzve, ajo do t ju bëjë të vetëdijshëm se jeni një pjesë e diçkaje më të madhe se ju.

8 Falënderimi Në vend se të përqëndrohet në atë që nuk e keni, duhet të jetë mirënjohës për të gjitha gjërat e mrekullueshme që tashmë janë pjesë e jetës suaj.

9. Buzëqeshja Është e pamundur për të qeshur dhe në të njëjten kohë të jeni të pakënaqur. Prandaj, respektojeni dozën e rregullt për të qeshur si një ilaç për tu ndjehur të lumtur në jetë.

10. Dashuria Për këtë pikë nuk ka nevojë ndonjë shpjegim shtesë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjera-qe-nuk-blihen-me-para/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala