10 gjëra që në çift vlejnë më shumë se bukuria

Autori:Avdyl Pajaziti

Në jetojmë në një shoqëri e cila flet për bukurinë çdo ditë. Aktivitetet me njerëz të bukur, televizionet me njerëz të bukur, revistat dhe gazetat me njerëz të bukur, njerëz të bukur kudo rreth nesh …

Madje, edhe ndërsa gjenim fotografitë e shkrimit, zgjodhëm njerëz të bukur.

Megjithatë, jo çdo gjë në shoqërinë tonë duhet të vlerësohet kaq vizualisht.Gjithçka mund të duket më e bukur nëse bukuria vlerësohet më pak (pamja fizike), por mund të ketë më shumë kuptim. Megjithatë, nëse je në një marrëdhënie, ke disa prioritete që duhet në fakt, t’i vlerësosh më shumë se bukuria.

Në një marrëdhënie, çfarë mund të jetë më e rëndësishme se bukuria?

Sfido me inteligjencë – Askush nuk e mohon se në fillim, pamja na tërheq të gjithëve. Por pak më vonë, kur bëhet pyetja çfarë të tërheq tek ai, është e vështirë të përgjigjesh: sepse është i bukur. Jo gjithçka ndërtohet mbi tërheqjen fizike, me kalimin e kohës duhet të tregosh personalitet. Jo për shumë kohë mund të argëtohesh duke shijuar bukurinë, sa mund të zgjasë kjo? Jo shumë, apo jo?

Një lidhje e vërtetë dhe e qëndrushme nuk mund të jetë po aq e bukur pa bisedat e gjata dhe të thella, të cilat të bëjnë të kalosh orë e orë me partnerin. Nëse nuk ndodh kjo, ju të dy thjesht do mbushni kohën bashkë, por edhe kjo do ta ketë patjetër një fund. Gjithmonë duhet të kesh aftësinë për të mbajtur gjallë diskutime të vërteta në lidhje me tema të rëndësishme, pa bukurinë e cekët dhe jetëshkurtër.

Klas-i – Klasi nuk ka të bëjë aspak me çmimin e veshjes apo me mënyrën si e sheh veten fizikisht. Të jesh klas do të thotë të jesh me dinjitet, të tregosh nivel të lartë respekti për veten dhe për të gjithë ata që ke rreth vetes. Nuk ka rëndësi se ç’lloj makine drejton secili nga ne, në ç’pjesë të qytetit jeton apo ç’markë i ka rrobat që vesh. Klasi bën diferencë.

Ndershmëria – Sa kohë mund t’i përkushtohesh një marrëdhënieje me një gënjeshtar të bukur apo një partner bukurosh? Nëse nuk i beson partnerit apo asaj që ai thotë, si mund të bësosh në një lidhje të qëndrueshme dhe si mund të ndërtosh themelet për të ardhmen? Nuk mundesh gjatë, pa marrë parasysh sa i bukur është.

Besimi – Përveç një cilësi tërheqëse, besimi luan rol shumë të rëndësishëm në një marrëdhënie. Një person i sigurt nuk do të dyshojë kurrë rreth përkushtimit tënd, por as nuk do të ndihet i pasigurt në këtë marrëdhënie. Mungesa e besimit pengon aftësinë e dikujt për të pranuar një kompliment apo për t’u ndier mirë me veten dhe do të të duhet kohë e gjatë për t’i parë gjërat me pozitivitet. Në rast se mungon, besimi do të sjellë gjithmonë tënsione në një marrëdhënie.

Pasioni – Pasioni për veten, për partnerin, sigurisht është mjaft i rëndësishëm. Pa pasion në intimitetin fizik mes dy njerëzve, lidhja mund të thyhet shpejt. Duke pasur parasysh këtë, pasioni është vetë jeta. Dikush që është i apasionuar pas jetës, e mban gjithmonë të ndezur marrëdhënien. Ai të bën të zgjohesh në mëngjes ndryshe, sepse ka shpirtin e aventurës. Pasioni për ndonjë mund të tregojë se hedhjet me parashutë nuk janë vetëm për libra.

Kush nuk ka pasion për jetën, është apatik dhe në përgjithësi do të jetë thjesht si spirancë në marrëdhënien tuaj. Nëse ju do të përjetoni gjëra të reja në marrëdhënien tuaj, atëherë lidhja do të jetë thjesht e përsosur.

Mirësia – Mirësia e një pesoni është një pjesë që jo vetëm ndikon shumë në një marrëdhënie, por në të njëjtën kohë edhe shërben për rritje dhe zhvillim të marrëdhënies. Nëse ju nuk përshtateni me njerëz të rinj, nuk e prezantoni njëri-tjetrin me miqtë dhe familjarët, nuk dilni me ta për dreka apo darka, flisni të inatosur në rrjetet sociale, shanset janë që lidhja juaj të mos jetë shumë e gjatë.

Përshtatja – Është një virtyt që i lejon partnerit të dijë dhe të jetë i sigurt për atë që ka në krah. Nëse nuk di të përshtatesh me situatat që të vijnë papritur, atëherë do ta kesh të vështirë marrëdhënien. Pra të dish të përshtatesh nuk do të thotë aspak të jesh e luhatshme, përkundrazi. Nëse dikush është i paparashikueshëm dhe i paqëndrueshëm, është e vështirë të dish se si do të veprojë në raport me ty, por nëse je në gjendje të përshtatesh, atëherë edhe do të dish të organizosh dhe menaxhosh më shumë situatën.

Ndjeshmëria – Të jesh tolerant, mbështetës dhe inkurajues për partnerin, ke ndërtuar një mur të sigurt për një marrëdhënie të suksesshme. Askush nuk dëshiron një person që gjatë gjithë kohës të mos ketë asnjë interes për për të mbështetur të gjitha projektet që duhet të bësh gjatë jetës.

Përpjekje – Përpjekje, përpjekje, përpjekje. Marrëdhëniet janë në dy rrugë dhe nganjëherë njerëzit e bukur, fitojnë përgjatë udhëtimit të tyre në jetë. Ata shpesh trajtohen në mënyra të ndryshme, sidomos kur bëhet fjalë për takime. Zakonisht, ata e dinë që janë në qendër të vëmendjes, shpesh edhe të dëshiruar dhe pa u përpjekur shumë mund të arrijnë atë që duan. Megjithatë, kjo nuk ka rëndësi. Marrëdhëniet japin dhe marrin, kështu që kërkojnë gjithmonë punë. Nëse dy njerëz kontribuojnë në mënyrë të barabartë, atëherë fitorja është e sigurt.

Ti – Çfarë do të thotë kjo? Që je më e rëndësishme se bukuria? Në fakt, PO! Ajo që je në të vërtetë, zakonisht neglizhohet në një marrëdhënie, ndonëse nuk duhet të jetë kështu. A ju inkurajon të dyve njëlloj prania e njëri-tjetrit, a ju bën të ndiheni mirë kjo? A të pëlqen shoqëria e partnerit apo e njerëzve të tjerë që ke rreth vetes?Nëse jo, atëherë rëndësia e bukurisë së tyre do të zbehet shpejt, kur ti e kupton që ata thjesht nuk janë si ty.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjera-qe-ne-cift-vlejne-me-shume-se-bukuria/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala