10 gjëra që duhet t’i dini për njerëzit e pavendosur

Autori:Avdyl Pajaziti

Restorant japonez apo meksikan? Me kaush apo në gotë? Do e lësh punën apo do presësh deri sat ë ngrejnë në detyrë?

Disa vendime në jetë janë të mëdha, të tjera të parëndësishme, disa të thjeshta dhe disa kërkojnë më shumë vlerësim, por për njerëzit e pavendosur të gjitha zgjedhjet kanë një të përbashkët: ata e kanë të pamundur t’i bëjnë.

Mund të jetë shumë frustruese të kesh të bësh me një person që nuk vendos dot, por ka një arsye pse ata sillen në atë mënyrë. Më poshtë janë 10 gjëra që njerëzit përjetësisht të pavendosur do donin t’I dinit për personalitetin e tyre.

Na pëlqen të shkojmë me rrymën

Film për të qeshur? Triller? Nuk do zihemi për këtë. E rëndësishme është shoqëria, jo aktiviteti.

Në thelb jemi njerëz që duam t’i kënaqim të tjerët

Nuk duam të mërzisim askënd me vendimet që marrim, si kur bëhet fjalë për aktivitetin në fundjavë dhe për diçka më të rëndësishme siç është të lëmë një punë për një tjetër. Harmoni do të thotë kur të gjithë janë të kënaqur me një vendim, thjesht duhet të kujtohemi të fusim edhe veten në këtë ekuacion.

Na quajnë shumë të ndjeshëm

Sipas studiuesëve të kësaj fushe, njerëzit shumë të ndjeshëm dallojnë vogëlsi të cilat i bëjnë vendimet më të vështira!

Kërkojmë mendimin e të tjerëve, para se të kemi tonin

Mami, babi, gjyshja, shitësja e dyqanit. Kushdo qofshin, ndihmojnë për një vendim më të informuar.

Jemi tipa që reflektojmë

Kategoria jonë mendon gjatë dhe shumë thellë për vendimet sepse kemi shumë frikë mos bëjmë zgjedhjen e gabuar. Është mirë në teori, por ndonjëherë ky reflektim shpenzon energjitë më të mira. Psikologët thonë që pavendosmëria shoqërohet me shqetësimin e tepruar, që është I dëmshëm. Dhe në raste më të skajshme, ndodh të shoqërohet me probleme të shëndetit mendor si simptoma depresioni.

Vendimet e mëdha janë mendërisht sfilitëse

Duhet kohë që të vendosim për ndryshime gjigante, të shkojmë në një shtet tjetër, apo të ndryshojmë punë. Kjo ndodh sepse e dimë sa të rëndësishme janë dhe nuk duam t’i bëjmë më keq gjërat. Prandaj, e stresojmë veten më shumë dhe kjo mund të jetë me pasoja.

Një këshillë për gjithë të pavendosurit: Vendos me zemër nëse nuk ke kohë. Studiuesit thonë që po të ndjekësh ndjenjat, ke rezultate më të mira sesa po të analizosh detajet.

Edhe të vendosësh ku do shkosh për darkë mund të jetë një sfidë

“Nuk e di ku dua të shkoj, po di që në asnjë mënyrë nuk dua të shkoj në fast-food, në restorant kinez dhe as në restorant indian”. Hej, të dish çfarë nuk do, është gjysma e punës, mos harro.

Ndonjëherë rrimë e mendojmë për vendimin shumë kohë pasi e kemi marrë

Kjo ndodh sepse na tremb më shumë sesa mund ta imagjinoni ideja e një vendimi të gabuar. Nuk jemi njerëz që rrezikojmë dhe vendimet na vënë në provë të vështirë.

Analizat pro dhe kundër janë shoqet tona

Po për të dalë për vrap: Do ndihesh më mirë dhe do bësh trup të bukur.

Kundër: Po bie shi dhe TV po jep rresht seritë e Shtëpiakeve të Dëshpëruara.

Ne jemi vërtet krenarë për veten kur marrim një vendim

Pak nga pak përpiqemi të jemi më të vendosur dhe pse kjo do të thotë që thjesht kemi vendosur me të dytën çfarë do porosisim në festë? Praktika ndihmon.

Gjithë njerëzve që marrin lehtësisht vendime, faleminderit që merrni përgjegjësitë kur ne nuk mundemi. Dhe të themi dhe diçka, në ka diçka që do vendosnim menjëherë është që nuk do donim të ishim kaq të pavendosu

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjera-qe-duhet-ti-dini-per-njerezit-e-pavendosur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala