10 gjëra që duhet ti dini për femrat dhe paratë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka disa hamendësime lidhur me paratë dhe femrat dhe lidhja që ekziston mes tyre.

Por, se këto hamendësime shpesh janë edhe parasgjykime dhe nuk janë të vërteta.

1. Femrat fitojnë më pak se meshkujt

Shumë femra fitojnë më pak se meshkujt për të njëjtën punë dhe për të njëjtin profesion. Kjo është diçka e padrejtë, por censusi i zhvilluar në Amerikë ka zbuluar se femrat nga mosha 22-30 në fakt fitojnë më shumë sesa meshkujt në të njëjtën grupmoshë në zona metropolitane.

Ka vetëm një problem, që femrat atje janë beqare dhe nuk kanë fëmijë. Lajmi i mirë është se ato nuk janë viktima të diskriminimit global, por për fat të keq privohen nga lindja e fëmijëve dhe u duhet të kërkojnë drejtpeshimin midis punës dhe familjes.

2. Femrat nuk ia dalin mirë me paratë

Stereotipi i femrës që nuk i bën mirë llogaritë e shpenzimeve dhe të ardhurave të saj mund të jetë i përhapur, por e vërteta është se femrat kanë më shumë gjasa të përballojnë me sukses blloqet e çeqeve në Amerikë. Rreth 60 për qind e llogaritareve dhe financiereve janë femra, ndaj ato jo vetëm përballojnë ekonominë e tyre, por edhe të të tjerëve.

3. Femrat kanë më pak gjasa të kenë shtëpinë e tyre
Ëndrra amerikane konsistonte më parë në një çift të sapomartuar që blinin një shtëpi, ku rrisnin dy fëmijë dhe kafshë shtëpiake. Sot, shumë femra po blejnë një shtëpi, por pa një burrë në krah. Sipas raporteve të vitit 2013, femrat beqare po blejnë dy herë më shumë shtëpi sesa meshkujt beqarë.

4. Femrat janë më të papërgjegjshme financiarisht
Sipas një studimi të bërë në fillim të këtij viti nga Lidhja Amerikane e Femrave në Universitet, femrat janë më pak në borxh se meshkujt dhe gjithashtu këta janë më me vonesë në shlyerjen e pagesave sesa femrat.

5. Femrat kanë frikë të jenë në krye

Pavarësisht imazhit se biznesi është bota e meshkujve, në fakt femrat  kanë iniciativa më të shumta në fillimin e bizneseve sesa meshkujt. Sipas revistës “Forbes”, pritet që femrat të krijojnë më shumë se 9.72 milionë vende pune në biznesin e vogël në vitet 2014-2018.

6. Femrat kanë më pak ambicie

Për shumë kohë është diskutuar mungesa e ambicies dhe sesi duhet që femrat ta zhvillojnë. Por kur vjen puna për ambicien e shkollimit, duket se femrat ua tejkalojnë meshkujve. Kështu, në censusin amerikan të vitit 2011, u zbulua se femrat merrnin më shumë diploma universitare se meshkujt. Gjithashtu, femrat përbëjnë gjysmën e auditorit në universitetet ku studiohet për drejtësi. Në vitin 2003, për herë të parë në historinë e Amerikës, femrat  i tejkaluan aplikimet e meshkujve në shkollën e Mjekësisë.

7. Vajzat janë keq në matematikë

Stereotipi i vajzave që janë jo mirë në matematikë është aq i përhapur sa hyri edhe në industrinë e modës, me bluza që kishin të shtypura mesazhe të tipit “Jam shumë e bukur për t’u marrë me matematikë”. Pavarësisht kësaj, studentet femrat dalin po aq mirë sa meshkujt në provimet e matematikës.

8. Femrat nuk drejtojnë ekonominë e shtëpisë

Pavarësisht stereotipit që vazhdon edhe sot, ku femrat presin për princin e kaltër që të kujdeset përgjithnjë për to, më shumë se gjysma e femrave amerikane kujdesen lumturisht për veten. Sipas një vëzhgimi financiar në vitin 2012, 53 për qind e 1400 femrave të intervistuara drejtonin ekonominë e familjeve të tyre.

9. Femrat blejnë më shumë se meshkujt

Në fakt varet nga vendi i blerjes. Nëse bëhet fjalë për blerjet online, meshkujt ua tejkalojnë femrave. Meshkujt blejnë rreth 20-30 për qind më shumë. Një studim në Australi zbuloi se meshkujt shpenzonin 46 për qind më shumë se femrat kur bënin blerje online.

10. Femrat nuk ia thonë për investime

Kur shumica e njerëzve mendojnë për personazhe të njohura të Uoll Stritit, ata mendojnë për meshkuj si Gordon Geko apo Uoren Bafet (Ëarren Buffett). Rrallë mendojnë njerëzit për femrat. Studimet kanë treguar se femrat janë më të zonja se meshkujt në bërjen e investimeve të zgjuara. Për shkak të vetëbesimit të tepruar, meshkujt investojnë me më pak analizë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjera-qe-duhet-ti-dini-per-femrat-dhe-parate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala