10 Gjëra që do t’i bënin punëtorët tuaj të buzëqeshur

Autori:Avdyl Pajaziti

Unë zakonisht përdori shumë shembuj, metafora dhe shprehje të përditshme lokale ku flas me punonjësit e mi për kompaninë dhe përditshmërinë tonë. Shpeshherë, nuk është e mjaftueshme vetëm t’i kuptojmë rregullat e dobishme për të jetuar e punuar, por edhe t’i zbatojmë ato” – thotë Paul Spiegelman, menaxher i suksesshëm i një biznesi në Britani të Madhe.

Ai dhuron 10 këshilla të dobishme, homologët e vet nga mbarë bota, në mënyrë që të motivojnë dhe ta bëjnë stafin e tyre të buzëqeshur.

1. Jepu zë atyre. Dëgjoni me kujdes çfarë thonë. Implementoni idetë e tyre. Dedikojani tërë energjinë tuaj. Bëji të flasin lirshëm dhe me gjuhën e suksesit.

2. Paguaji drejt, mos u hyni në hak. Që të ndërtoni një kulturë të mirëfilltë brenda biznesit tuaj, brenda kornizave të etikës, profesionalizmit dhe nacionalitetit, duhet të jeni i drejtë në paga. Kjo nënkupton që kompensimin duhet ta mendoni mirë, që të jetë racional. Nuk do të thotë që të jeni i mirë më punonjësit duhet të bëheni ‘shpëtimtar’ i tyre. Mjafton të jeni i drejtë dhe i saktë në kohë.

3. Ji falënderues dhe shpërblyes. Kjo nuk nënkupton se ju shpreheni mirënjohës për punën e tyre vetëm nëse ua rrisni rrogat. Njerëzit thjesht duan të ndjehen të vlerësuar. Pyesni ata se çfarë ambicie kanë dhe sa lart duan të arrijnë. Përkrahni dhe lavdëroni punën e tyre.

4. Ofroju mundësi për avancim. Shumica e punonjësve kanë ambicie që të ngjiten lart në karrierë. Nëse edhe ju keni qenë dikur punonjës i dikujt, kuptojeni drejtë këtë ndjenjë dhe krijoni hapësire të mjaftueshme për zhvillimin dhe ngritjen profesionale të punonjësve tuaj.

5. Depërtoni hareshëm në vendin e tyre të punës. Ndihmoni ata të dekorojnë zyrat sipas shijes së tyre, bleni piktura sipas shijes së tyre apo thjesht lejoni të vendosin herë pas here vazo lulesh pranë tyre.

6. Bëj dhurata për festa. Për ngjarje të veçanta siç janë përvjetorët, martesat, lindja e fëmijëve apo edhe festat zyrtare, shndërrojeni në praktikë shpërndarjen e dhuratave. Ftoni familjarët e tyre në ahengjet që organizon kompania.

7. Bisedoni sa më shpesh. Ju jeni lider, andaj silluni si I tillë. Askush nuk bën punët tuaja si lider, andaj merrni këtë përgjegjësi me përkushtim. Andaj mos e humbisni rastin, bisedoni këndshëm dhe miqësisht me secilin prej stafit tuaj. Përshëndetni, uroni, këshilloni dhe drejtoni ata. Mos neglizhoni prezencën tuaj kur ata ju ftojnë në rastet e veçanta në jetën e tyre.

8. Dërgoni shkresa të dorës. Facebook, Teitter apo Linkedin, mund të përcjellin mjaft mirë mesazhin tuaj. Por një letër e shkruar me dorë dhe e dërguar me postë, në raste kremte apo ngushëllimi për ndonjërin nga punonjësit tuaj, do të thoshte shumë më shumë.

9. Krijoni tradita. Kur gjeni diçka që i lumturon punonjësit tuaj, bëjeni traditë. Sensi i tradicionales është mjaft interesante, sepse I bën ata të vijnë në punë në ditë të caktuara me pritjen e atij manifestimi që e keni shndërruar në traditë.

10. Hapeni zemrën tuaj. Të gjithë duhet ta dinë se në atë punë ju jeni bashkë, të mishëruar me stafin tuaj. Të gjithë e mbroni njëri – tjetrin. Të gjithë për një e një për të gjithë – për çudi  vlen edhe në biznes./profit.al/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjera-qe-do-ti-benin-punetoret-tuaj-te-buzeqeshur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala