10 gjëra interesante për vizitorët në Japoni

Autori:Avdyl Pajaziti

Japonia gjithmonë bie në sy kur janë në pyetje gjërat e çuditshme, duke filluar nga veshja e deri tek ushqimi. Ju sjellim në vazhdim disa nga gjërat që rëndom i befasojnë ata që e vizitojnë për herë të parë këtë vend:1. Bërja e shenjës “V”

2010 成人の日(Seijin No Hi) Coming of Age Day: Post-Ceremony

Për japonezët buzëqeshja para aparatit fotografik nuk do të jetë e plotë pa e bërë edhe shenjën e paqes “V”, e cila për ta nuk e ka pikërisht të njëjtin kuptim si në vendet tjera.

Për përhapjen e përdorimit të kësaj shenjeje në këtë vend, ndikim të madh ka pasur një këngëtare japoneze, e cila në mënyrë spontane e bënte këtë shenjë gjatë xhirimeve të një reklame për kompaninë Konica.

2. Ulja në dysheme

japonia interesant2

Megjithë karriget dhe kolltuqet, japonezët ende e preferojnë dhe e praktikojnë të ulen në dysheme, pastërtisë së të cilave i kushtojnë kujdes të veçantë.

3. Ngrënia e zhurmshme

japonia interesant3

Përderisa në vendet perëndimore bërja e zhurmës gjatë ngrënies konsiderohet e vrazhdë, në Japoni kjo është shenjë se ju pëlqen ushqimi.

4. Tundja (Aizuchi)

japonia interesant4

Tundja e vazhdueshme e kokës që e bëjnë japonezët gjatë bashkëbisedimit mund të duket e mërzitshme, mirëpo ky veprim, të cilin ata e quajnë “aizuchi” është një mënyrë e mirë për të parë nëse  bashkëbiseduesi është duke dëgjuar me vëmendje. Mos bërja e Aizuchit kuptohet  si mosinteresim.

5. Përkulja

japonia interesant5

 

Japonezet përkulen kur përshëndesin, kërkojnë falje dhe kur shprehin ngushëllime. Për më tepër, sa më e gjatë dhe më e madhe të jetë përkulja, aq më i madh dhe më i thellë është  respekti i shprehur.

6. S’ka bakshish

japonia interesant6

Kamarierët japonez shpesh hutohen dhe ndjehen fajtor e disa madje të poshtëruar nëse iu lihet bakshish. Me fjalë të tjera, në Japoni nuk keni nevojë t’i leni bakshish kamarierit.

7. Fjetja në punë (Inemuri)

japonia interesant7

Inemuri që do të thotë “Fjetur, por i pranishëm”, për japonezët është një shenjë e përkushtimit ndaj punës dhe kompanitë japoneze i inkurajojnë punonjësit e tyre që ta bëjnë nga një sy gjumë çdo ditë së paku 20-30 minuta.

8. Dehja në vende publike

japonia interesant8

Pirja e alkoolit dhe dehja në vende publike janë ligjore në Japoni. Pijet alkoolike mund të merren në park, në plazh ose thjesht dikush mund të ulet në një stol për të pirë birrë. Për japonezët është normale që të shohin  njerëz të dehur duke fjetur në trena, në trotuare, apo në shkallë.

9. KFC

japonia interesant9

Ndonëse nuk është  festë kombëtare e Japonisë, festa e Krishtlindjes në këtë vend nuk është e plotë pa pulën e KFC-së për Krishtlindje.

E tërë historia kishte filluar kur një grup i të huajve kishin blerë pulë të pjekur në KFC, pasi nuk kishin mund të gjenin të blenin gjeldeti për ditën e Krishtlindjeve.

KFC atëherë e kishte menduar këtë si një mundësi komerciale dhe në vitin 1974 e kishte ndërmarrë fushatën e marketingut “Kurisumasu ni ue kentakkii!” (Kentucky për Krishtlindje/Kentucky for Christmas/KFC!).

Në ditët e sotme shitjen më të madhe KFC e ka në çdo prag të Krishtlindjeve.

10. Bartja e maskave kirurgjike

japonia interesant10

Të huajt që e vizitojnë Japoninë për herë të parë, befasohen kur shohin njerëz me maska kirurgjike në shkolla, në stacionet e metrosë, në vendin e punës, e madje edhe në rrugë.

Këto maska përveç që barten për arsye shendetësore për të mos u sëmurë dhe për t’i mos i sëmurë të tjerët, ato përdoren edhe për të mbuluar fytyrën kur dilet në qytet pa grim, apo thjesht si një aksesor në trend. /qiriu.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gjera-interesante-per-vizitoret-ne-japoni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala