10 gabimet më të mëdha në histori

Autori:Zekirja Shabani

Refuzimi i shkrimtares JK Rowling. Rreth 12 shtëpi botuese i refuzuan vëllimet e “Harry Potter-it” të JK Rowling, deri sa “Boomsbury” vendosi t’i pranonte. Librat e saj u përkthyen në 60 gjuhë të ndryshme dhe kanë sjellë një fitim prej 1 miliardë dollarësh.

Flakja e portofolit bitcoin. James Howells bleu rreth 7,500 bitcoin (valutë elektronike) kur ajo thuajse nuk vlente fare në tregjet ndërkombëtare. Por në vitin 2013, 1 bitcoin kapi vlerën e 613 paundëve, çka do të thoshte se uellsiani kishte një portofol elektronik me vlerën e 4.5 milionë paundëve. Por ai e kishte flakur hardiskun.

Mosblerja e “Google” për 1 mln dollarë. Themeluesit e “Google” deshën ta shisnin atë në vitin 2009 për 1 milionë dollarë. Por George Bell u ofroi atyre vetëm 750 mijë dollarë, çka nuk i kënaqi fare themeluesit. Sot, “Google” vlen më shumë se 365 miliardë dollarë.

Mosvrasja e Hitlerit. Në vitin 1914, ushtari britanik, Henry Tandey, u ndesh me Adolf Hitlerin e plagosur në fushën e betejës. Ai vendosi që ta linte të shkonte Hitlerin, i cili ishte thjesht një ushtar dhe i paarmatosur.

Shitja e 610 mijë aksioneve për 1 kacidhe. Në vitin 2005, një tregtar japonez i shkaktoi kompanisë së tij një dëm prej 190 milionë paundësh, pasi shiti gabimisht në internet 610 mijë aksione për 1 jen (5 qindarka), në vend që të shiste 1 aksion për 610 mijë jen.

Zemërimi i Çengis Kahnit. Lideri mongol ishte duke negociuar një marrëveshje tregtare me liderët e vendit fqinj të Persisë. Kur marrëveshja nuk u arrit, persët ia prenë kokën diplomatit mongol. Kjo mjaftoi për Çengis Kahnin që t’i shpallte luftë persëve dhe ta shkatërronte të gjithë perandorinë e tyre mesjetare.

Refuzimi i dyshes Brian Acton dhe Jan Koum. “Facebook” refuzoi të merrte në punë dyshen programuese në vitin 2009. Por pas disa vjetësh, “Facebook” pagoi 19 miliardë dollarë për të blerë “WhatsApp”-in, që u krijua nga Acton dhe Koum.

Blerja e trenave të mëdhenj. Hekurudha Shtetërore e Francës shpenzoi 15 miliardë dollarë në blerjen e trenave këtë vit. Por fatkeqësisht, të gjithë trenat që erdhën në Francë ishin më të gjerë sesa platformat e stacioneve në të gjithë vendin.

Refuzimi i “The Beatles”. Në vitin 1962, studioja muzikore “Decca” shpalli një audicion për të marrë nën tutelë një grup muzikor. Ata zgjodhën dy grupe mes konkurrentëve, por refuzuan katërshen nga Liverpuli, që më pas u bë e njohur me emrin “The Beatles”.

Gabimi në emrin e një kompanie. Qeveria britanike shkaktoi një dëm prej  9 milionë paundësh kur në një shpallje publike ngatërroi emrin e një kompanie që kishte shpallur falimentin. Autoritetet, në vend që të shkruanin “Taylor and Son”, shkruan “Taylor and Sons”. Kjo bëri që kompanisë së famshme uellsiane t’i dorëhiqeshin 250 punëtorë nga paniku i falimentimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gabimet-me-te-medha-ne-histori/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala