10 gabime kur lani rrobat

Autori:Avdyl Pajaziti

Facoleta në lavatriçe? Kontrollo. Çorapet e bardha të bëra rozë? Të gjithë jemi gjendur në këtë situatë. Një çorape e vetme? Po. Lexoni më poshtë që të zbuloni 10 gafat e larjes dhe shihni si mund ti shmangni ato.

 

Harroni rrobat në tharje Ky është gabimi më i shpeshtë që ndoshta bëni kur lani rrobat. Nëse i lini rrobat shumë gjatë në tharje, ka shumë mundësi që të jenë gjithë rrudha kur ti vishni. Që ti rregulloni menjerë, vendosini rrobat dhe njëherë në tharje dhe fusni dhe një peshqir të lagur me to’.

 

Nuk lexoni etiketat Lexoni gjithmonë etiketat e produkteve dhe rrobave që do të lani. Neglizhimi do të conte në rroba të tkurrura dhe të dëmtuara.

 

Ku janë çorapet? Çuditërisht çorapet zhduken gjithmonë në vrimën e zezë e misterioze të lavatriçes. Mbrojini ato duke i futur në qese rrjetë. Nëse gjeni ndonjë çorape ” të vetmuar”, vërini në një legen në dhomë derisa ti gjeni shokun.

 

Përdorni shumë detergjent Shumë njerëz hedhin shumë detergjent në lavatrice, duke rezultuar në rroba të pista dhe lavatrice të prishura. Lexoni gjithmonë etiketat e detegjentëve që të dini sa të hidhni. Lavatriçet e mira zakonisht përdorin më pak detergjent se lavatriçet standarte.

 

Gabime në klasifikim Klasifikimi i gabuar mund t’ju kthejë bluzën e bardhe tërë njolla. Blini 3 kosha që t’ju ndihmojnë ti ndani në mënyrën e duhur të errëtat, të bardhat dhe ngjyrat para se ti fusni në lavatriçe.

 

Kur harroni të zbrazni xhepat dhe të mbyllin zinxhirët Sigurohuni që të kontrolloni xhepat, për buzkuq, shami dhe monedha.Gjithashtu mos harroni të mbyllni zinxhirët dhe cdo gjë tjetër që mbërthehet .

 

Lavatriçe të tejmbushura Ndoshta mendoni ja dhe këto xhinset dhe do e vë përsëri. Mos e bëni këtë gjë. Lavatriçet e tejmbushura përfundojnë në rroba më të pista ose edhe në një lavatriçe të prishur.

 

Kur harroni heqësin e njollave Kur një njollë ndjen nxehtësinë e tharjes, atëherë vendoset akoma dhe më shumë dhe bëhet edhe më e vëshitrë për t’u hequr. Blini një heqës njollash në from stik, spray ose dhe detergjent enkas që mund t’a hidhni në lavatriçe.

 

Era myk E vutë lavatriçen përpara se të mbaronit disa porosi dhe kur ktheheni në shtëpi vjen një erë e keqe. I latë përsëri rrobat në lavatriçe shumë gjatë. Që të hiqni erën, rijalini rrobat me një porcion zbardhues për të bardhat, ose një zbardhues të sigurtë për ngjyra.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-gabime-kur-lani-rrobat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala