10 futbollistë që janë kapur duke pirë duhan (foto)

“Lista” e atyre që pinë duhan në futboll është më e gjatë nga sa e keni menduar. Janë kampionë në skuadrat e tyre, por vesi i të pirit duhan është mjaft i fortë edhe te ata. Disa e fshehin më mirë, të tjerë jo dhe aq. Gazeta prestogjoze “L’Equipe” intervistoi sulmuesin e Arsenalit, Oliver GIROUD. “Gjithkush e di se ka shumë lojtarë që pinë duhan – u përgjigj Giroud. Në çdo ekip ka 4 ose 5 lojtarë. Kjo nuk më mërzit mua. Lojtarët pinë duhan edhe në regbi, por askush nuk është i tronditur” –tha ai. Dy kampionët francezë të së kaluarës, si Zidane dhe Barthez, u zbuluan disa herë. Zizu u kap nga paparacët me një cigare të ndezur para gjysmë-finales kundër Portugalisë në 2006. Ish-trajneri i Manchester United, Ferguson tha dikur: “Unë gjithmonë e kam ditur kush pi duhan, ai është gjithmonë i fshehtë, por unë kam gjithmonë qenë në dijeni”. Më poshtë vjen një listë me emrat e atyre që janë kapur “mat” me cigare në dorë.