10 fshatrat turistikë në Shqipëri, që duhen vizituar patjetër

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka listuar këto 10 fshatra turistikë si vende që duhen vizituar patjetër.
Specifikat dhe kriteret që janë marrë në konsideratë kanë qenë: natyra e bukur, ekosistemi, kulinaria dhe infrastruktura.
Vendin e parë e zuri Thethi, i cili ka tashmë një famë ndërkombëtare.
Ja lista e vendeve që duhen vizituar patjetër:
1 – Theth (Park kombëtar – Shkodër)
2 – Voskopoja (Korça)
3 – Bënja (Përmet)
4 – Lin (Pogradec)
5 – Dragot (Tepelenë)
6 – Vuno (Vlorë)
7 – Valbona (Park kombëtar – Tropoja)
8 – Kallmet (Lezhë)
9 – Petrela (Tiranë)
10 – Belsh (Elbasan)








