10 faqet më të mira të ‘shopingut online’

Sipas ‘Huffingtonpost’ këto janë dhjetë faqet më të mira për blerje online:
- ASOS – është faqe nga Britania e madhe, e cila është shumë e përhapur në vendin tonë.
- Nasty Gal – e themeluar në vitin 2006, njëherë si pjesë e eBay, e pastaj është hapur si faqe zyrtare. Është e veçantë vetëm për femra.
- Porter – e themeluar në vitin 2011, është një faqe ekskluzive për meshkuj e cila është mjaft e përhapur botërisht.
- Zappos – i ofron anëtarëve të saj oferta ekskluzive për produktet e tyre. Ajo ka çmime të lira dhe shërbim të mirë.
- Singer 22 – nëse dëshiron të dukesh si yll i ‘hollywood’, atëherë është vendi i duhur. I ofron blerësve mundësinë për veshje të njëjta sikur yjet e njohura.
- Otteny – është një faqe ekskluzive për femra, dhe është e furnizuar me rroba luksoze. Për 35 dollarë, ekipi i Otteny të gjen rrobat për të cilat ti ke nevojë.
- Rent the Runaway – është një faqe New York-eze e cila të mundëson të huazosh rrobat e firmave të njohura.
- ModCloth – përmban mbi 700 dizajnerë të pavarur, të cilët përmes faqes reklamojnë produktet e tyre dhe i shesin ato.
- Fitiquette – çfarë e dallon nga tjerat këtë faqe është se ti mund ta krijosh vetën tënde në 3D dhe në këtë mënyrë mund ti provosh rrobat që dëshiron.
- Shoptiques – është një faqe e cila shet me pakicë, dhe të mundëson që të blesh nga 200 dyqane të ndryshme, si në Kanada, Francë, Australi etj.