10 faktet që duhet t’i dini për tensionet mes Rusisë dhe Turqisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një avion bombardues rus SU-24M u qëllua dhe rrëzua në Siri nga forcat ajrore turke të martën (24 nëntor). Moska dhe Ankaraja kanë dhënë versione të ndryshme të asaj që ndodhi, dhe rrethana e incidentit janë ende nën hetim.

Ne po ju sjellim 10 faktet që dihen deri tani në lidhje me rrëzimin e avionit rus nga Turqia të ndodhur më 24 nëntor si dhe një video ku demonstrohet në 3 D si avionët turq sulmuan njërin prej avionëve rus.

1.Avioni rus u rrëzua ditën e martë në 9.30 me orën lokale

“Sot në orën 9.30 një avion rus, që kishte si mision luftën kundër terrorizmit u qëllua nga forcat ajrore turke,” shkruajti Ministri rus i Mbrojtjes në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ministri shtoi se e sheh këtë si një “akt aspak miqësor”

2.Avioni u rrëzua në një zonë të kontrolluar nga rebelët në Siri

3.Avioni rus u rrrëzua në territorin sirian që kontrollohet nga rebelët. Afro 2 mijë rebelë besohet se po luftojntë forcat e Presidentit sirian Basha Al-Assad, si pjesë e Ushtrisë së Lirë Siriane.

4.Një pilot u shpëtua, tjetri u vra

Piloti Konstantin Murakhtin arriti t’i mbijetonte incidentit. Ai u shpëtua nga forcat speciale ruse pas një operacioni 12-orësh. Ndërsa kapiteni Sergey Rumyantsev, që gjithashtu arriti t’i shpëtonte sulmit ajror pasi u lëshua me parashutë, u vra me armë zjarri.

5. Rebelët thanë se e vranë pilotin gjatë kohës që ishte në ajër me parashutë<

Një zv/komandant i rebelëve në Siri konfirmoi se i kishin qëlluar dhe vrarë të dy pilotët ndërkohë që ishin me parashutë në ajër. Pavarësisht deklaratave të tyre, piloti Konstntin Murakhtin u shpëtua. Një video e postuar online tregoi pilotin rus të shtrirë në tokë dhe një grup njerëzish që thërrisnin “Allahu Ekber”.

Turqia tha se avioni rus shkeli hapësirën e saj ajrore, u bënë 10 paralajmërime

Në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara, Turqia pretendon se i ka dërguar dy avionëve rusë të paktën 10 paralajmërime në 5 minuta përpara se një nga raketat e avionit ushtarak turk F-16 të godiste një prej avionëve rusë. Në letër thuhej se avionët, kombësia e të cilëve nuk dihej, kishte shkelur hapësirën ajrore turke në afërsi të provincës Hatay.

“Pas sulmit, një prej avionëve rusë u largua nga hapësira ajrore turke. Avioni i dytë u qëllua ndërkohë që ishte akoma në hapësirën ajrore turke nga avionët turq F-16 që patrullojnë zonën. Avioni i dytë u rrëzua në anën siriane në kufi me Turqinë”, shkruhej në letrën drejtuar Kombeve të Bashkuara.

Në deklaratat e bëra pas incidentit, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia ka të drejtë të mbrojë kufijtë e saj: “Turqia nuk do që incidenti të përshkallëzohet. Turqia vetëm mbrojti kufijtë dhe të drejtat e saj”.

6 – Piloti i mbijetuar rus tha se nuk e kishin shkelur hapësirën ajrore turke, nuk morëm paralajmërime

Sipas Ankarasë, avioni rus u godit në hapësirën ajrore turke pasi avioni rus nuk iu përgjigj paralajmërimeve të bëra nga Turqia. Megjithatë, piloti i shpëtuar Konstantin Murakhtin insiston se avioni i tij nuk e kaloi hapësirën ajrore turke, dhe tha se në radio nuk iu dha asnjë paralajmërim përpara se të goditeshin.

“Është e pamundur që ne të kemi shkelur hapësirën ajrore turke qoftë edhe për 1 sekondë të vetëm,” tha Konstantin Murakthin për RT. “Ne po fluturonim në një lartësi prej 6 mijë metrash me një mot krejtësisht të pastër, kështu që e kisha në kontroll total avionin”.

7 – Turqia akuzohet se ka dhunuar sovranitetin e Sirisë

Rusia nga ana tjetër thotë, se ishte vetë avioni turk F-16 që gjëmoi avionin rus SU-24 duke dhunuar hapërsirën ajrore siriane. Ministri i Jashtëm sirian Ëalid Muallem gjithashtu tha se incidenti tregoi se presidenti turk Erdogan dhe qeveria e tij “po ndihmojnë terroristët në Siri”, duke shtuar se “Turqia dhunoi sovranitetin e Sirisë duke sulmuar në hapësirën e saj ajrore”.

“Përpjekja për të shkatërruar forcat e ISIS dhe grupet e tjera terroriste nuk i pëlqen Turqisë prandaj ata dhunojnë sovranitetin e Sirisë,” tha Muallem.

8 – Turqia thirri menjëherë aleatët e NATO-s

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, lëvizja e parë e Turqisë pas incidentit ishte thirrja e aleatëve të NATO-s ndërkohë që refuzonte kërkesat e Rusisë për komunikim. Aleanca mbështeti Turqinë.

“Ne jemi në solidaritet të plotë me Turqinë dhe mbështesim integritetin territorial të aleatit tonë të NATO-s, Turqisë,” tha Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një takimi emergjent.

9 – Rusia dyshon në një provokim të planifikuar

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrovse rrëzimi i avionit rus duket një provokim i paramenduar.

“Ne kemi dyshime serioze se ky akt nuk ka qenë aspak pa qëllim. Duket plotësisht i provokuar,” tha Lavrov.

10 – Rusia do të intensifikojë kontrollet mbi produktet ushqimore turke

Rusia do të forcojë kontrollin e saj mbi furnizimet ushqimore që vijnë nga Turqia , tha Ministri i Agrikulturës ditën e sotme.

Do të bëhen kontrolle shtesë të produkteve. Këto masa janë marrë për shkak të shkeljeve të përsëritura të standarteve ruse nga prodhuesit turq, tha ministri./Ora/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-faktet-qe-duhet-ti-dini-per-tensionet-mes-rusise-dhe-turqise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala