10 fakte të rënjes së Greqisë

Autori:Avdyl Pajaziti

1) Kryeministri grek Aleksis Tsipras tani është i gatshëm për të pranuar shumicën e kushteve të një plani që  ai kishte refuzuar në fundjavë. Por kjo nuk do ta rregullojë krizën së shpejti: Kjo ofertë ka skaduar të Martën, do të duhen javë për të negociuar për një shpëtim të ri, dhe Greqisë mund t’i duhet m ë parë një qeveri e re.

2) Zyrtarët e financave të BE janë takuar sot për të diskutuar për kërkesën e Greqisë për më shumë të holla. Por një zyrtar tha se çdo shpëtim i ri mund të kërkojë kushte më të ashpra. Gjerësisht, Evropa dëshiron që Greqia të shkurtoj pensionet dhe të rritë taksat shtesë.

3) Greqia zyrtarisht ka humbur pagesën prej 17 miliardë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në ora 06:00 të martën. Është vendi i parë i zhvilluar që bënë këtë. Greqia ka jetuar me paratë e huazuara që një kohë, dhe tani koha ka mbaruar.

4) Tregjet financiare botërore u hodhën të mërkurën për-ballë në Athinë. Ata ishin të qetë të martën, pavarësisht FMN-së. Kjo është për shkak se shumica e borxhit të Greqisë është borxh ndaj institucioneve të mëdha evropiane dhe vendeve të tjera të eurozonës.
5) Tani është e paqartë nëse një votim popullor në Greqi do të shkojë përpara siç është planifikuar më 5 Korrik. Tsipras u kërkoi grekëve të votojnë kundër kushteve që tani në masë të madhe i ka pranuar.

6) Në qoftë se populli grek votojnë “Jo”, duket se do të thotë se ata nuk duan të marrin në konsideratë një garanci. Do të bëhej potere e madhe, pasi që si do të ngjante procedura e lënies së euros, dhe të kthimit në dhrahmi.

7) Në qoftë se populli grek votojnë “Po”, do të thotë se ata duan të qëndrojnë në eurozonë. Kushtet e reja do të duhej të negocioheshin.

8) Greqia më 20 korrik ka një pagesë të madhe për të bërë, atë të Bankës Qendrore Evropiane. BQE mblidhet të mërkurën për të vendosur se sa përkrahje do të vazhdojë të ju bëjë bankave greke.

9) Bankat greke janë ende të mbyllura. Kjo është për të parandaluar njerëzit tërheqjen e të gjitha parave të tyre. Tërheqjet e përditshme janë të kufizuara në 60 euro.

10) Greqia është shumë e shumë drejt  një depresioni, ekonomia ka rënë me një të katërtën në vitet e fundit, dhe me një shkallë papunësie mbi 25%.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-fakte-te-renjes-se-greqise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala