10 fakte të cilat nuk i keni ditur për Coca Cola-an

Autori:Avdyl Pajaziti

Është pija më e njohur në botë, por me siguri të dhënat të cilat do t`i hasni më poshtë për Coca Cola-an kurrë nuk i keni dëgjuar.

-Në vitin e parë Coca Cola ka shitur vetëm 25 shishe, por megjithatë ka vazhduar prodhimin.

-Kompania pretendon se vetëm dy njerëz në botë e dijnë recetën e saj, ndërsa lidhur me këtë qarkullon dhe miti se ata nuk lejohen të udhëtojnë bashkw me avion nga frika e ndonjë aksidenti të mundshëm fatal.

-Shija e  Cola-s në Shtetet e Bashkuara është disi e ndryshme nga ajo në pjesën tjetër të botës.

-Vetëm dy vende në planet nuk shesin Coca Cola: Kuba dhe Koreja e Veriut.

-Kompania Coca Cola prodhon aq shumë pije të ndryshme, saqë nëse provoni nga një për çdo ditë, do t’ju nevojiten nëntë vite për t`i provuar të gjitha.

-Po të mos i shtohet ngjyrë, Coca Cola do të jetë e gjelbër.

-Cola ka nxjerë në treg produktin “Coke Zero” sepse “Diet Coke” lidhej ekskluzivisht me femrat.

-Baba Dimri ashtu siç e njohim sot, është krijuar në fakt nga Coca Cola.

-Keni problem me xhama të ngrirë në makinë? Hidhni pak Coca Cola mbi qelq dhe në pak minuta do të shkrihen.

-94% e të anketuarve nëpër botë e njohin logon Coca-Cola. /tesheshi.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-fakte-te-cilat-nuk-i-keni-ditur-per-coca-cola-an/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala