10 fakte që nuk i dini për Josef Stalin

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga puna si meteorolog tek braktisja e shkollës, 10 fakte që nuk i dini për Josef Stalin

Ka një gjë që ne mund të jemi të sigurtë: Jozef Stalini ishte i tmerrshëm. Ishte njeri i pamëshirshëm, diktator i rreptë që vrau miliona njerëz të tij pa e menduar dy herë, dhe shenja e tij në histori ka qenë e pashlyeshme. Por ka disa gjëra të tjera që nuk i dimë për Stalinin që mund të na surprizojnë. Pavarësisht se Stalini u shënua në histori si një person, përgjegjës për vrasjen e milionave, ai vazhdoi të ishte i nominuar për Çmimin Nobel të Paqes, por jo vetëm një herë si rivali i tij Hitleri, por dy herë në vitin 1945 dhe 1948. Edhe pse Lenini e ndihmoi Stalinin të ngrihej në pozitën si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste në vitin 1922, pak kohë më vonë, edhe vetë Lenini u shqetësuar për pushtetin gjithnjë e më në rritje të Stalinit. Kur Lenini u përpoq ta hiqte Stalinin nga pozicioni i tij, Stalini ishte bërë shumë i fuqishëm. Stalini ishte përgjegjës për vdekjen e të paktën 20 milion njerëzve. Ai e tha vetë: “Një vdekje është tragjedi, 1 milion është statistikë”. Gjatë regjimit të tij të terrorit, diktatori ishte përgjegjës për vdekjen e 20 milion qytetarëve, dhe 20 milion ushtarëve dhe civilëve që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore. Ai gjithashtu burgosi, torturoi,  dhe persekutoi shumë njerëz. Më poshtë ndodhen 10 fakte që ne nuk i dimë për liderin rus:

1-Emri i Stalinit do të thotë “Njeri i Çeliktë”

Është e vërtetë. Josef Stalin lindi me emrin Josef Vissarionovich Djugashvili më 18 dhjetor 1878, dhe e ndryshoi emrin e tij nga origjinali në moshën 30-vjeçare. Pse Stalin? Sepse do të thotë njeri i çeliktë.

2-Ka debate rreth ditëlindjes së tij

Sipas llogarive zyrtare, Stalin lindi në 18 dhjetor 1979. Megjithatë, kalendari Julian i stilit të vjetër (kalendari rus)e shënon ditëlindjen e tij më 6 dhjetor. Stalini vetë, e ndryshoi ditëlindjen e tij e çoi më 21 dhjetor, si dhe vitin e lindjes në vitin 1881, për të gënjyer zyrtarët caristë.

3-Stalini e la shkollën për shkak…. të teorive të shumta

Stalini është një enigmë. Dhe këtij misteri pas të cilit ai fshihet, qëndron dhe pyetja pse e la Stalini shkollën. Sipas disa raporteve, udhëheqësi i Rusië nuk mund të paguante shkollimin e tij. Të tjerë thonë se ai u përjashtua për pikëpamjet politike kundër Nicholas II. Dhe të tjerë thonë për shkak se la shumë provime.`Ndoshta nuk do ta marrim vesh kurrë.

4-Ushtria e “majmunëve” e Stalinit është si një mit

Ka zëra se Stalini kërkonte të krijonte një ushtri gjysmë njerëz, gjysmë majmunë për të rivendosur lavdinë e Rusisë, por “Scientific America” (revistë amerikane shkencore) nuk e ka provuar asnjëherë që ky citim ka dalë nga foja e Stalinit.

5-Stalini ishte i dashuruar pas filmave

Stalini ishte një njeri filmash. Aq shumë sa që në çdo shtëpi të tij kishte një teatër privat. Ai ishte gjithashtu me pretendime: sipas arkivave të Partisë Komuniste, lideri e konsideronte veten një producent, regjisor, skenarist dhe censurues filmash.

6-Donte shumë John Wayne-in

Pavarësisht dashurisë së tij për filmat ëestern ai ishte i apasionuar edhe pas filmave të John Ëayne. Arkivat gjithashtu e tregojnë Stalinin që e fantazonte veten si kauboj. Spencer Tracy dhe Clark Gable ishin të preferuarit e tij. Regjisori i tij i preferuar ishte John Ford. Çfarë nuk i pëlente atij? Puthja franceze dhe lakuriqësia, kjo ishte arsyeja që ai i ndaloi puthjet në filma për disa kohë.

7-Vera e preferuar e Stalinit ishte gjeorgjiane

Vera e preferuar e Stalinit ishte Khavanchkara, një verë mjedre gjeorgjiane. Kjo verë do të rikthehet në Rusi pas gati 10 vjetësh sepse kjo e fundit e ndaloi verën gjeogjane për shkak të cilësisë së dobët.

8-Muzikantja e tij e preferuar ishte pianistja Maria Yudina

Sipas një pasazhi nga “The Ladder of the Beatitudes” nga Jim Forest (Shkallët e Bukurisë), muzikantja e preferuar e Stalinit ishte pianistja Maria Yudina. Ai e pëlqente aq shumë sa që insistonte ta regjistronte atë duke performuar Koncertin Nr.23 në piano të Moxartit, të cilin ai e kishte dëgjuar të performohej drejtëpërdrejt në radio. Por duke qenë se Stalini insistonte, pavarësisht se nuk u regjistruan, Yudina dhe orkestra pranuan të performonin. Ndryshe, edhe mund të ishin vrarë.

9-Ishte një burrë i vogël me ide të mëdha.

Stalini ishte i gjatë 163 cm, dhe prandaj fitoi nofkën “shiringa e vogël” nga presidenti Truman. Stalini ishte i vetëdijshëm për mënyrën si dukej. Ai kishte krahun e majtë më të shkurtër se i djathti dhe shenja në fytyrë për shkak të alergjisë.

10-Stalini ishte meteorolog

Pavarësisht se të gjithë e njohin si lider të Bashkimit Sovjetik, Stalini kishte një punë të vërtetë përpara. Njëra dhe e vetmja punë  etij përpara se të pushtonte shumë pjesë të Eruopës dhe Azisë ishte meteorolog. Ai punonte në Obeservatorin Meteorologjik të Tiflisit, ku ishte njeriu i ngarkuar për regjistrimin e motit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/10-fakte-qe-nuk-i-dini-per-josef-stalin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala